Fundamenti

Pazari me territore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë mund të hapet edhe tema e shkëmbimit të territoreve në mes dy vendeve. Ndonëse jozyrtarisht si zgjidhje përmendet që Serbia ta marrë veriun e Kosovës, ndërsa kjo e fundit Luginën e Preshevës. Madje në Kosovë ka politikanë të rëndësishëm që e përkrahin një ide të tillë, duke përfshirë këtu nënkryetarin e partisë më të madhe opozitare (LDK) Lutfi Hazirin, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit. Për ndarje të Kosovës shpeshherë ka folur edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ambasadori amerikan Greg Delawie gjatë një interviste të enjten në emisionin “Rubikon” të KTV-së u citua nga medie të ndryshme në vend të ketë deklaruar se në dialog çdo gjë është e diskutueshme. Për më tepër, edhe vetë autori i emisionit Adriatik Kelmendi në një status në faqen e tij në “Facebook” shkroi se është për alarm ndryshimi i qëndrimit të prerë amerikan kundër opsionit të ndarjes së Kosovës. “Prej përjashtimit absolut të ‘ndarjes’ si opsion ‘i rrezikshëm’ e deri te relativizimi i skajshëm i kësaj teme nën arsyetimin se ‘kjo u mbetet palëve’”, ka shkruar në mes të tjerash Kelmendi.

Por, të premten (dje) Delawie ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, duke bërë thirrje që të injorohet ky “lajm i rremë”, siç e ka quajtur ai. “Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë: Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo në të cilën unë po përqendrohem tani”, ka shkruar Delawie.

Në anën tjetër, një marrëveshje të tillë të mundshme e ka komentuar edhe presidenti Thaçi, i cili tha se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të bëhet në dakordim të plotë me SHBA-në. Ndërkohë, kundër një marrëveshjeje të tillë ka dalë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili shkëmbimin e territoreve e ka konsideruar si të rrezikshëm. Edhe partitë opozitare janë shprehur kundër një marrëveshjeje të tillë, mirëpo as ata nuk e përjashtojnë mundësinë që në marrëveshjen finale të ketë edhe shkëmbim territoresh.

RCCOLA

Thaçi: Nëse nuk ndodh marrëveshja do të bllokohemi nga Evropa

Presidenti Hashim Thaçi dje ka folur edhe një herë për marrëveshjen përfundimtare me shtetin serb. Ai gjatë gjithë kohës ka thënë se duhet të bëhen kompromise dhe se marrëveshja do të jetë e vështirë, por nuk e ka specifikuar nëse Serbisë do t’i jepet veriu në shkëmbim të kësaj marrëveshjeje.

Thaçi më tutje ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të SHBA-së Greg Delawie dhe tha se vlerëson deklarimin e sinqertë të ambasadorit.

“Mendoj dhe vlerësoj deklarimin e sinqertë të Delawies, duhet të merret seriozisht nga të gjithë pa dallim. Një gjë ju siguroj, marrëveshja do të jetë e dakorduar me SHBA-në dhe me BE-në, vetëm kjo garanci është besim për ne. Kosova nuk guxon ta marrë.