ARKATANA

Pazaret me postin e Kryeprokurorit të Shtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ismet Kabashi ka pirë kafen e mëngjesit të enjten me Enver Hasanin. Kryeprokurori në largim i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese kanë diskutuar për mundësinë që Kabashi të vazhdojë punën si kryeprokuror deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ani se ai, më 5 gusht pensionohet, ka mësuar “Koha Ditore”.

Kabashi, i shkarkuar me vendim të Këshillit Prokurorial, të premten e kaluar, për shkak të pensionimit, pasi ka dështuar që si ushtruese të detyrës ta vinte Laura Pulën, është duke provuar që vetë të mbetet në pozitën e deritashme. Për këtë mundësi është konsultuar me Hasanin nga i cili ka kërkuar interpretim nëse mund ta ushtrojë këtë detyrë, ndonëse Ligji i punës e ndalon një gjë të tillë.

Mobi Casa

Hasani dhe Kabashi është zbuluar se kanë lidhje interesi njëri me tjetrin. Kabashi është munduar t’ia fsheh hetimet penale Hasanit, derisa ka të punësuar vajzën në Gjykatën Kushtetuese në një proces të dyshimtë. Hasani dhe Kabashi që vijnë nga rajoni i Mitrovicës janë vetëm dy prej atyre që gjithë sistemin e drejtësisë e kanë në dorë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.