“Pazaret me hetime”, prokurorja Gashi mohon përfshirjen: Është tendencë për të më diskredituar

Ervehe Gashi, prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka thënë se raportimet në medie për përfshirjen e saj në njërën nga aferat e mëdha të keqpërdorimeve në rajonin e Prizrenit, nuk janë të vërteta, raporton Ekonomia Online.

Dardan Hoxha, i dënuar për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, në emisionin “Kallxo Pernime” ka rrëfyer se ka paguar mbi 5 mijë euro mito, para këto të cilat, sipas tij, i janë kërkuar për të lehtësuar lëndën në Prokurorinë e Prizrenit.

Dosja e tij ishte hetuar nga prokurorja Ervehe Gashi.

Në një konferencë për medie, Gashi tha se gjithë kjo është një tendencë për ta diskredituar atë në publik.“Para jush do të shpalosi atë që është e vërtetë. Meqenëse sistemi prokurorial dhe këshilli prokurorial nuk ka marrë asnjë veprim për të më mbrojtur nga akuzat e mia jam e detyrua mbrojtjen ta bëjë vetë. Ky emision në syrin e profesionistit shihet se është i manipuluar ku e bazon deklaratën në babë e bir. Emisioni publikon vetëm pamje dhe videoincizime. Autori i emisionit publikon në mënyrë të cenzuruar audio që vërtetojnë faktin se burri im nuk ka qenë dijeni se dikush ka marrë para në emër të tij. Dhe mua më përfshinë në këtë ngjarje për dallaveret mes personave të përfshirë. Në emision i dënuari e pranon se e ka kryer këtë inskenim për hakmarrje ndaj meje. Autori i emisionit i dënuar Dardan Hoxha është në kërkim”, tha ajo.

Të nderuar përfaqësues te mediave, gazetare, qytetare te Kosovës,
Ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë.

Jam Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren. Arsyeja pse ju drejtohem në këtë formë, ka te bëjë me një agjendë të udhëhequr ndaj personalitetit tim si Prokurore dhe ndaj familjes sime, me qëllimin e vetëm që te me diskreditojne në publik, përmes fabrikimit të lajmeve, duke i paraqitur ato si hulumtime televizive.

Fjala është për emisionin “KallxoPërnime” me titull “Pazaret me hetime”i cili është transmetuar në TV Dukagjin, me 7 prill 2021 me përmbajtje tërësisht të manipuluar me qëllim që të dëmtojnë në punën time.

Për ata që e kanë shikuar, por edhe për ata që nuk e kanë shikuar këtë emision, para Jush do të shpalosi atë që është e vërtetë dhe e cila nuk është thënë në këtë emision, për shkak se kushdo që e ka shikuar emisionin ka mundur të bindet në manipulimin e tij fund e krye.

Meqenëse sistemi prokurorial, përfshirë Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk ka ndërmarre asnje veprim për ta mbrojtur integritetin tim si prokurore dhe për ta mbrojtur Prokurorinë Themelore në Prizren nga agjendat e kriminelëve të dënuar nga aktakuzat e mia, jam e detyruar që mbrojtjen time ta bejë vet.

Përderisa respektoj dhe çmoj jashtëzakonisht punën dhe profesionin e gazetarëve për të informuar drejtë dhe paanshëm publikun lidhur me çështje të interesit publik, jam e detyruar të reagoj në këtë rast, që e vlerësoj fuqishëm se nuk ka përmbushur standardet minimale për ta trajtuar çështjen në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të drejtë.
Në rradhë të parë, ky emision në syrin e një profesionisti shihet qartazi se është i manipuluar, ku gazetari tërë emisionin e bazon në deklarata të dy personave, babë dhe bir të cilët me vendime të gjykatave janë shpallur fajtor për vepra penale.

Së dyti, autori i emisionit në mënyrë selektive publikon vetëm pamje, audio dhe video inxhizime për të mashtruar publikun, ku në sytë e një qytetari laik, pa pikë dyshimi se përbëjnë lajm, e veçanarisht pamjet ku shihet një person duke marr mjete financiare për të mbyllur një lëndë që une e kisha në trajtim.

Së treti, autori i emisionit, publikon në mënyrë të cenzuruar audio të cilat shpërfaqin dhe vërtetojnë faktin se burri im nuk ka qenë fare në dijeni se dikush në emër të tij ka marr para për të mbyllur lëndën që unë kisha në punë.

Së katërti, më përfshin mua si prokurore në emisionin e tij, edhe pse qartazi edhe vet e pranon se nuk ka dëshmi, as prova, dhe vërtetohet edhe nga vet personat që kanë inskenuar krejtë ngjarje, se unë nuk kam qenë në dijeni për dallaveret mes përsonave të përfshirë;
Së pesti, gjatë emisionit krimineli i denuar nga gjykata Dardan Hoxha e pranon se në shenjë hakmarrje ndaj tre prokurorëve dhe gjykatësve, me qëllim të hakmarrjes ndaj tyre ka falsifikuar aktgjykime;
Së gjashti, në emision, i denuari e pranon se krejtë këtë inskenim e ka kryer si shënjë hakmarrje ndaj meje pse kam ushtruar aktakuzë dhe ankesë ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë;
Së shtati, autori i emisionit edhe pse e din saktë, e fsheh nga publiku faktin kryesor se i denuari Dardan Hoxha është në kërkim për shumë javë nga Policia dhe gjykata për të shkuar në vuajtje të denimit;
Së teti, gjykata dhe policia nuk ka qasje dhe informata për të zënë të denuarin Dardan Hoxha për ta dërguar në burg për të mbajtur denimin, por ka hapësirë në një televizion nacional për të plasuar inskenimet e tij ndaj një prokurori të shtetit që e ka dërguar prapa grilave.
Krejt në fund, autori i emisionit në mënyrë shumë jo profesionale, të qëllimshme dhe për të dërguar deri në fund misionin e tij dhe të Dardan Hoxhës për të më dëmtuar mua, familjën time dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë, mashtron publikun edhe pse e din se në audion prej 8 minuta flasin Dardan Hoxha dhe Rizani, i njejti për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut, nuk tregon me emra se kush janë duke biseduar, dhe cenzuron pjesën kryesore kur përmenden edhe shume gjykatës të tjerë të cilët kinse do të ndikojnë për të mbyllur lëndën ndaj të denuarit Dardan Hoxha, në mënyrë që i njejti të mos dërgohet në burg.
Një qasje e tillë selektive e gazetarit Gazetari përveq që denigron personalitetin tim, të familjës, cenon po ashtu edhe sistemin prokurorial, sistemin e drejtësisë dhe është keqpërdorim i paprecedentë i fjalës së lirë, dhe funksionit të gazetarit.
Duke qenë prokurore e çështjes, ky rast është shqyrtuar në gjykim publik, prandaj kam të drejtën e prezantimit të këtij rasti. Tani më lejoni shumë shkurtë të Ju informoj për kronologjinë e lëndës:
1. Më përgjegjësinë më të lartë morale, etike dhe ligjore Ju siguroj se nga momenti kur e kam pranuar këtë lëndë nuk kam pasur njohuri se persona të caktuar kanë dhënë apo marr rryshfet për të mbyllur këtë lëndë.
2. Jashtë kësaj, në pajtim të plotë me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, këtë lëndë e kam trajtuar me profesionalizëm, në mënyrë të drejtë të paanshme, e cila ka përfunduar me aktakuzë dhe aktgjykim denues, kundër tani të denuarit Dardan Hoxha.
3. Me dt. 21.01.2017, PTH-DKR ne Prizren ka filluar hetimi formal me aktvendimin PP.nr. 13/2017 kundër të pandehurve Dardan Hoxhaj, i biri dhe Sadik Hoxhaj, babai i Dardanit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të pandehurit në cilësinë e bashkëkryersve kishin kryer disa vepra penale.
4. Rasti mua më është ndarë në punë pasi që kanë filluar hetimet, ngase prokurori i çështjes ka dhënë dorëheqje.
5. Me 19 Qershor 2017, në cilësinë e Prokurores së çështjes kam zgjëruar hetimin kundër të pandehurit Dardan Hoxhaj, për veprat penale:
• Falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës nga neni 293 parag.1 të KPRK-së,
• Falsifikimi i dokumenteve;
• Rastet e posaqme të falsifikimit të dokumenteve
6. Me 15.12.2017 kam ngritur Aktakuzë kundër Dardan Hoxhaj dhe Sadik Hoxhaj për veprat e lartëcekura penale dhe kundër Dardan Hoxhaj edhe për veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë.
7. Me dt. 25.09.2019 Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykimin me të cilin Dardan dhe Sadik Hoxhaj i ka shpallur fajtor sipas aktakuzës së hartuar dhe përfaqësuar nga ana ime si prokurore e rastit.
8. Dardan Hoxhaj është shpallur fajtor për veprat penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë dhe Falsifikimi i dokumenteve.
9. Me 30 tetor 2019, kam ushtruar Ankesë kundër këtij aktgjykimi, me kërkesë për rritjen e denimit të shqiptuar.
10. Sipas ankesës sime të parashtruar, Gjykata e Apelit ka rritur denimin nga vit burgim efektiv, në dy vite me burg efektiv për Dardan Hoxha. Vendimi ndaj Dardan Hoxhes është i ekzekutueshëm, dhe i njejti do të duhej të ishte në burg duke e vuajtur denimin me burgim efektiv. Pse i njejti ende është i lirë dhe nuk është në burg, besoj duhet të na sqarojnë Policia dhe Gjykata Themelore në Prizren.
Me fjalë të tjera, manipulimi në emisionin “Kallxopërnime” se janë dhënë 5 mijë Euro për tu mbyllur lënda në Prokurorinë Themelore në Prizren nuk qendron, pasi personi që shihet në video Dardan Hoxha duke dhënë para për të mbyllur rastin, është denuar nga Gjykatat me denimin pothuajse maksimal sa e lejon ligji.
Po kush është personi Dardan Hoxha, cila është e kaluara e tij:
Dardan Hoxha është një shkelës i ligjit, i denuar nga gjykata me sjellje patologjike të hakmarrjës ndaj prokurorëve dhe gjykatësve në Prizren. Dardan Hoxha është i denuar nga gjykatat se ka falsifikuar dokumente në emër të Genc Nixha – Prokuror, Mehdi Sefa Prokuror dhe Fillim Skoro Gjyqtar. Po ashtu është vërtetuar se ky i dënuar i ka përdorur dokumentet e falsifikuara për të kallëzuar rrejshëm, respektivish ka ofruar prova të rreme për veprën penale dhe ka shkaktuar fillimin e procedurës penale kundër personave të lartëcekur me qëllime hakmarrëse, të cilën edhe e pranon vet Dardan Hoxha në emision.
Të nderuar, sigurisht që një i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me aktakuzën që e kam ngritur unë si prokurore dhe me dënim të rritur prej 12 muajve në dënim unik prej 2 vitesh me ankesën time, nuk ka qasje miqsore ndaj meje, e sidomos kur në fokus ka hakmarrjen ndaj gjyqtarve dhe prokurorëve të cilët kanë proceduar çështjet penale kundër familjarëve të tij dhe nëse është i dënuar për këto vepra penale e posaqërisht për veprën penale të kallëzimit të remë, atëherë është i prirë të vazhdoj me të njejta sjellje.
Prokuroria Speciale ka filluar hetimin kundër tre personave që dëgjohen në audioincizim, në këtë çështje penale unë jam trajtuar në cilësinë e dëshmitares. Në prokurori edhe në pyetjet e parashtruara nga ana e Gazetarit unë kam deklaruar se nuk jam vetëm dëshmitare por jam edhe e dëmtuar.
Gazetari qëllimshëm devijon dhe mashtron publikun me informata të pavërteta. Nuk është e vërtetë që Dardan Hoxha e ka vetëm bashkëfshatar Rizan Hoxhën, ata janë kushëri në mes veti, kjo vërtetohet nga audioincizimi që e ka emituar KallxoPërnime “o djali i axhës” thot Rizan Hoxha, e në emision janë emituar në sekuencat pas 1.13:28 sec.
Nuk është e vërtetë se unë gjatë dorëzimit të audioincizimit të z. Gazetari kam thënë se me ato audioincizime jam shantzhuar, por e vërteta qëndron kështu, nëpërmes emailit tim zyrtar kam precizuar: “Po ashtu po ju dorëzojë edhe dy audio incizime të cilat i ka dorëzuar bashkëshorti në Prokuroinë speciale të cilat kërkoj të publikohen në emisionin tuaj dhe pas publikimit të zbatohen hetimet për ato çështje ku haptazi shihen veprimet inkriminuese të Dardan e Rizan Hoxhës në drejtim të ushtrimit të ndikimit në gjyqtarët F.S., prokurorin H.C, dhe gjyqtarin H. Gazetari edhe pse i ka në audio inxhizim tërë këtë bisedë të njejtën e cenzuron. I njejti mashtron publikun se e ka hulmtuar në terësi këtë çështje, por nuk jep asnjë informacion lidhur me gjykatësit e përmendur, edhe pse jam e bindur se edhe ata janë viktimë e të denuarit Dardan Hoxha njejtë sikurse dhe unë.
Gazetari, me dashje cenzuron edhe gjuhën hakmarrëse dhe ofenduese të Dardan Hoxhës ndaj, meje, ku përmedne thënje ofenduese degraduese dhe gjuhën e urrejtje që e përdor ndaj meje si prokurore.”
Ky i dënuar, Dardan Hoxha, del se ka bërë përpjekje titanike, që ta dëmtojë emrin tim si prokurore, duke përdorur individ në shërbim të montimit të një skenari, i cili mund të tingëllojë interesant në publik, nëse përdorë emra prokurorësh e gjyqtarësh dhe nëse përmend ryshfet, pavarësisht faktit se asnjë nga këto montazha nuk ofron as edhe një dëshmi të vetme se unë jam përfshirë në çfarëdo shkelje ligjore apo etike.
Takimet e burrit tim me Rizanin, Dardanin dhe personat e tjerë kanë qenë për arsye të vetme se i denuari Dardan Hoxha ka kërcënuar djalin tim. Në këtë takim ka pas edhe persona të tjerë, por që Gazetari, nuk e paska kryer hulumtimin e tij në mënyrë të paanshme, për ti ftuar në emision dhe marr edhe verzionin e tyre. Për Kreshnikun ka mjaftuar vetëm verzioni i të denuarit Dardan Hoxha dhe babës së tij Sadikut.
Në atë takim kanë qenë të pranishëm: burri im, djali im, Asllan Fanaj, Mefail Ajazaj, Sadik Hoxha, Dardani, djali tjetër i Sadikut dhe Rizan Hoxha. Pse Gazetari nuk i ke ftuar në emision edhe këta persona për të marr të vërtetën në këtë takim, por iu ke falur besimin vetëm pjesëve të inxhizimit te të denuarit Dardan Hoxha. Kur dëshmia e një të denuari nga aktakuza ime, ka vlerë dhe besim më shume se dëshmia dhe e vërteta e personave tjerë që nuk kanë probleme me ligjin.
Në këtë çështje penale unë kam parashtruar ankesë, në vazhdim do të ju spjegoj procedurën e brendshme të prokurorisë sonë drejt ankimimit të një vendimi gjyqsor.
Aktgjykimet para se të vinë te prokurorët e çështjes, kontrollohen nga kryeprokurori, varsisht nga lloji i aktgjykimit vendoset për ankesë. Është obligative të ushtrohet ankesë në aktgykimet liruese, ndërsa në aktgjykimet dënuese është obligative ankesa kur gjykata ndërron kualifikimin e veprës penale, në raste të tjera, kryeprokurori nënshkruan aktgjykimin dhe konstaton “ankesë” aty ku nënshkruan, por prokurori e ka autonomin e vet për ankesë, mund të ushtrojë ankesë edhe në rastet kur nuk është konstatuar ankesa dhe të mos ushtrojë ankesë kur është konstatuar, per të cilat njofton Kryeprokurorin. Në këtë rast si unë ashtu edhe Kryeprokurori kemi qenë të një mendimi që të ushtrohet ankesa, kështu fare nuk e kam diskutuar këtë çështje të ankesës me kryeprokurorin, por e kam ushtruar.
Nga kjo shihet se ky emision është tendencioz, pretendon ta denigroj personalitetin tim, profezionalizmin tim, denigrimin e familjes sime.
Pasi që kam parë emisionin, i jam drejtuar kryeprokurorit tim Admir Shala që të më del në mbrojtje mua dhe institucionit të cilin ai e menaxhon, nga se ky emision është denigrues edhe për Prokurorinë e Prizrenit, i njejti më është përgjigjur që është në pushim dhe këtë do ta bisedojmë të hënën. Kjo punë nuk pret, nga fakti se ka reaguar Ministrja e drejtësisë dhe Kryeprokurori i shtetit dhe kam kërkuar që në suaza të kompetencave të tija që ja jep ligji të reagoj. Nuk kam marrë përgjigje.
E nderuara z. Ministre e drejtësisë, pajtohem me ty plotësisht që duhet filluar me vetingun në sistemin e drejtësisë, ju ftoj juve dhe gjithë autoritetet që janë kompetente për veting, që procesin e vetingut ta fillojnë nga unë, unë jam e gatshme ti nënshtrohem vetingut në të gjitha shtyllat e parapara, si sa i përket performancës profesionale, pasurisë dhe integritetit tim. Por njëkohësisht pres që ti bëni ftesë kompetentëve që le ti përmbahen ligjeve pra tu dalin në mbrojtje prokurorëve kur janë cak i sulmeve nga jasht me theks të veçant nga personat e dënuar me vendime të formës së prerë sipas aktakuzës së përfaqsuar nga prokurori i rastit, si në rastin tim me ndihmën e mediumeve prestigjioze që ju po i duarteokisni.
Po ashtu ftoj organet e drejtësisë, e pikërisht prokurorinë e shtetit të fillojnë hetimin se ku ka ngecur kallëzimi penal i Dardan Hoxhës për këtë çështje për tre muaj. Kallëzimi penal është përpiluar me 19 nëntor 2020, është dorëzuar në prokurori me dt. 08 shkurt 2021. Për ata që nuk kanë njohuri unë në atë kohë kam qenë në garën për kryeprokuror të Prokurorisë themelore në Prizren, pra të vërtetojnë kah ka rrugëtuar ky kallëzim penal së bashku me videoincizimin, për çka është përdorur, nga kush është përdorur.
Unë nga viti 2004 punoj si prokurore, për 17 vite kam ngritur aktakuza, mesatarish në vit ngarkohem me 70 lëndë, nga të cilat 50 -60 përfundojnë me aktakuza, mund të verifikoni në raportin e performancës sime se mbi 95% e aktakuzave të mija kanë përfunduar me aktgjykime dënuese të plotëfuqishme.
Dhe krejtë në fund, me kompetencë dhe me nivelin më të lartë personal dhe profesional, iu them qytetarëve të Kosovës, se unë jam viktimë e këtij sistemi, dhe luftërave politike për të pastruar sistemin e drejtësisë nga persona pa integritet. Fatkeqësisht, sistemi prokurorial në vend që të më mbroj, në publik po më persekuton, mbase unë do të jem viktima e parë për të mashtruar publikun se po pastrohet sistemi. Nëse Ervehe Gashi dhe familja e saj duhet të bëhën kurban, filloni nga unë, por kjo qasje nuk e garanton pastrimin e sistemit, por është luftë ndaj prokurorëve që skanë qenë asnjëherë pjesë e së keqës por pjesë e së drejtës. Burri im ka punuar gjatë viteve të nëntëdhjeta si profesor dhe ka kontribuar për arsimin në Kosovë, dhe shpërblimin që po e merr prapa është ky persekutim dhe degradim i personalitetit te tij dhe familjës sonë.
Për më shumë, Ju lutem referohuni edhe transkriptit të cilin Gazetari qëllimshëm e ka cenzuruar dhe ka mashtruar publikun, dhe pjesët të cilat nuk i ka publikuar, duke dëmtuar familjen time, por edhe duke dëshmuar njëanshmëri në raportim.
Transkripta: koha e emisionit 1:13:39 e në vazhdim
Personi 1: tash duhet me luftu me …. me këtë…. une jom tu marrë informata
Personi 2: plus asaj a kërkoj dhe shërbim tjetër ai, a tha me ma mat vendin kur të kryhet anej- knej,
Personi 1: o djali axhës qeshtu kom asi, i pa bes i pa ftyr krejt i ka
Personi 2.: e kur e dish e ke ditë…….
Personi 1: jo se kam dit, e ka bërë një herë e ka kry, un e di cfar është
Personi 2: (rizani) o Dardan nalu be kur e dish
Personi 1: edhe e kam thirrë hajde se nuk është puna mirë……..
Personi 2: nuk kuptohet, se ti po incizon,
Personi 1: jojo ma herët
Personi 2: incizo sa të duash krejt fjalt e mija, krejt qoj lirisht, qoji krejt pash zotin qoj………. si mos ta shohim të arsyeshmerrethin, kusherit, lirisht
Personi 1: jo more me ma qu babën nburg a jo e saj…….
Personi 1: pa kurgjo hiq mem ma qu babën tem ? pa kurgjë ajo me ma qu
Personi 2: na duhet me luftu me hek babën tand
Personi 1: jo more, qysh me e hek?
Personi 2: une kom me vrapu me ………, …… mos me …… me pa numrin ja kam lën dhe nuk më intereson
Ki me shku te gruaja e………., pram më tha kesh me …………., tha veq me grujën…… tha gruja vet e gjejsh ……. thash ose grujës së vet ktheja landën.
Personi 1: Une skam cka une ja morra adresën Ervehesë sot jam duke ja dërgu shkresat, jam tu ja dërgu drejt në Prokurori.
Personi i 3: qoja bre bir.
Personi 1: I kam bërë kallëzimet penale, unë i kam marrë 4 mijë euro prej Dritanit, kur un jam kan qaty dhe ja kam dhon 2 mijë euro dhe e shohim tani……….
Personi 2: Hej kërkush spo e qet posht prokurori prokuroren
Personi 1.: Gjykatsi i krimeve të rënda a e shtin në burg për dy mijë euro, po sot rrogën ta kan ba 2 mijë euro qysh me marr pare ajo e mos me kry punë. Për 2 mijë euro me shku në burg.
Personi 2: po shkon ai, po tjetër kush nuk shkon
Personi 1: kush nuk shkon
Personi 2: leje bre bir (nuk kuptohet)
Personi 1: po atëherë nuk shkon në burg unë …… e djegi me benzin me ma shkru ai, me ma dhan garancionin…….
Personi 2: me mujt me djeg……….
Personi 1 unë po të kallxoj e djegi se une nji her kum me vdek në jet pasha Allahin Bilahin……. mem mashtru mu, pa birguri jap me marr ….. jo…….
Personi 2 Asllani garant të tha un edhe në Prishtin po ka lidhje
Personi 1: vec të kryhet dasma e Xenit se nuk po du me bë tollovi po të kallxoj njësen, të shtunën e kem dasmën e mas të shtunes fillon beteja tjetër po ta kallxoj sinqerisht nuk po du për qat arsye të thirra.
Personi2:, ngo ti, cka unë po të them gabofsh kësaj here, mu lajmërom ska problem mu lajmërom…….
Personi 1: qysh ska me të lakmru ty?
Personi 2: mu mem lajmro i pari
Personi 1: se ti i ke marr paret.
Personi 2: O i kom marr paret, mu lajërom.
Personi 1 po vet e ke dëshmu që i ka marr paret Bajrami.
Personi 2.: e dëshmoj se nuk e dëshmoj atë dije. Aty duhet me kry punë ti njëher mos fol nëpër kafe ti njëher mos fol nëpër kafe….. se i shkon fjala…….. i shkon fjala………, i shkon…….
Personi 1: Kujt dush le ti shkon……
Personi 2: po ti ki punë me qata o bir.
Personi 1: Me kënd
Personi 2: (nuk kuptohet)
Personi 1: ato që e kam bërë e bajsha me shnet, e kam bërë unë i kam thënë le të ma asi qata që e kam bërë
Personi 2: a ki me shku në gjyq të Apelit?
Personi 1: po
Personi 1: letë ma vërtetoj gjyqi, unë nuk jam tu u tut për burg, por unë kam me ju shti edhe ty edhe ata kam me ju shti në burg
Personi 2 : Po shohim
Personi 1: Qaty o qëllimi
Personi 2: t dhe mua mshtina, hajt…… hajt
Personi 1: unë për burg unë………
Në minutin 1:18:15 deri
Personi 2: Babën tand ta hekim e ty tvjen landa edhe njëherë këtu, qata qëllimin e kemi……
Në minutin (Rizani)
Rizani: Mos u bëj me bë reklama sei shkon edhe…. edhe ……. edhe atij Hagji Beqirit…..
Minuti 1:19:44
Rizani : O garancion une sun kom marrë te Bajram Gashi, o bir a e praptoj, ai ka dek (nuk kuptohet) mo. Une …… muj me ndiku
Minuti 1:21:37
Rizani: po lena hapsirë ti, tshkoj me këta për dit takohemi na me kta me Mifailin, me këta te …..,
Krahasimi me incizimin audio që e posedoj unë.
Transkripta: koha e emisionit 1:13:39 e në vazhdim
Personi 1 (Rizan Hoxha): tash duhet me luftu me …. Fillimin edhe me këtë…. me qat Qollakun une jom tu marrë informata
Personi 2 (Dardan Hoxha) plus asaj a kërkoj dhe shërbim tjetër ai, a tha me ma mat vendin kur të kryhet anej- knej,
Personi 1: o djali axhës qeshtu kom asi, i pa bes i pa ftyr krejt i ka
Personi 2.: e kur e dish e ke ditë…….
Personi 1: jo se kam dit, e ka bërë një herë e ka kry, un e di cfar është
Personi 2: (rizani) o Dardan nalu be kur e dish
Personi 1: (Dardani) edhe e kam thirrë hajde se nuk është puna mirë……..
Personi 2: (rizani) nuk kuptohet, se ti po incizon,
Personi 1: jojo ma herët
Personi 2: (Rizani) incizo sa të duash krejt fjalt e mija, krejt qoj lirisht, qoji krejt pash zotin qoj………. si mos ta shohim të arsyeshmerrethin, kusherit, lirisht
Personi 1: jo more me ma qu babën nburg a jo e saj…….ajo bytha saj
Personi 1: pa kurgjo hiq mem ma qu babën tem ? pa kurgjë ajo me ma qu
Personi 2: (Rizani) na duhet me luftu me hek babën tand
Personi 1: jo more, qysh me e hek?
Personi 2: (rizani) une kom me vrapu me ………, une komme ngajt me Fillimin …… mos me …… me pa numrin ja kam lën dhe nuk më intereson
Ki me shku te gruaja e………. e Hashim Q. , pram më tha kesh me …………. me grun e tij, tha veq me grujën…… dhe me Hashim Q, tha gruja vet e gjejsh …….Hashimin i thush ktheje landën thash ose grujës së vet ktheja landën.Hashimit i thush ktheje landën
Personi 1: Une skam cka une ja morra adresën Ervehesë sot jam duke ja dërgu shkresat, jam tu ja dërgu drejt në Prokurori.
Personi i 3: (rizani) qoja bre bir.
Personi 1: I kam bërë kallëzimet penale, unë i kam marrë 4 mijë euro prej Dritanit, kur un jam kan qaty dhe ja kam dhon 2 mijë euro dhe e shohim tani……….
Personi 2 (Rizani): Hej kërkush spo e qet posht prokurori prokuroren
Personi 1. (Dardani): Gjykatsi i krimeve të rënda a e shtin në burg për dy mijë euro, po sot rrogën ta kan ba 2 mijë euro qysh me marr pare ajo e mos me kry punë. Për 2 mijë euro me shku në burg.
Personi 2: (Rizani): po shkon ai, po tjetër kush nuk shkon
Personi 1: (Dardani): kush nuk shkon
Personi 2: (Rizani) leje bre bir (nuk kuptohet)
Personi 1: (dardani) po atëherë nuk shkon në burg unë ……ja qi nonën e djegi me benzin e djegi me benzin me ma shtru ai, me ma dhan garancionin…….
Personi 2: (Rizani) me mujt me djeg………. edhe une tkisha nimu
Personi 1 (Dardani) unë po të kallxoj e djegi se une nji her kum me vdek në jet pasha Allahin Bilahin……. betha saj mem mashtru mu, pa birguri jap me marr ….. jo…….
Personi 2 (rizani) Asllani garant të tha un edhe në Prishtin po ka lidhje
Personi 1: (Dardani) vec të kryhet dasma e Xenit se nuk po du me bë tollovi po të kallxoj njësen, të shtunën e kem dasmën e mas të shtunes fillon beteja tjetër po ta kallxoj sinqerisht nuk po du për qat arsye të thirra.
Personi2: (rizani), ngo ti, cka unë po të them gabofsh kësaj here, mu lajmërom ska problem mu lajmërom…….
Personi 1: (Dardani) qysh ska me të lakmru ty?
Personi 2: (Rizani) mu mem lajmro i pari
Personi 1: (Dardani) se ti i ke marr paret.
Personi 2: (Rizani) O i kom marr paret, mu lajërom.
Personi 1 (Dardani) po vet e ke dëshmu që i ka marr paret Bajrami.
Personi 2.: (Rizani) e dëshmoj se nuk e dëshmoj atë dije. Aty duhet me kry punë ti njëher mos fol nëpër kafe (Nuk kuptohet) ti njëher mos fol nëpër kafe….. se i shkon fjala…….. Fillimit i shkon fjala……… Qollakut, i shkon…….
Personi 1: (Dardani) Kujt dush le ti shkon……
Personi 2: (Rizani) po ti ki punë me qata o bir.
Personi 1: (Dardani) Me kënd
Personi 2: (Rizani) (nuk kuptohet)
Personi 1: (Dardani) ato që e kam bërë e bajsha me shnet, e kam bërë unë i kam thënë le të ma asi qata që e kam bërë
Personi 2: (Riyani) a ki me shku në gjyq të Apelit?
Personi 1: (Dardani) po
Personi 1: (Dardani) letë ma vërtetoj gjyqi, unë nuk jam tu u tut për burg, por unë kam me ju shti edhe ty edhe ata kam me ju shti në burg
Personi 2 : (Rizani) Po shohim
Personi 1: (Dardani) Qaty o qëllimi
Personi 2: (Rizani) t dhe mua mshtina, hajt…… hajt
Personi 1: (Dardani) unë për burg unë………
Në minutin 1:18:15 deri
Personi 2: (Rizani) Babën tand ta hekim e ty tvjen landa edhe njëherë këtu, qata qëllimin e kemi…… Fillimi mos me bo ankesë
Në minutin (Rizani)
Rizani: Mos u bëj me bë reklama sei shkon edhe….Fillimit edhe …….Qollakut edhe atij Hagji Beqirit….. Haxhibeqirit.
Minuti 1:19:44
Rizani : O garancion une sun kom marrë te Bajram Gashi, o bir a e praptoj, ai ka dek (nuk kuptohet) mo. Une …… te Fillimi muj me ndiku
Minuti 1:21:37
Rizani: po lena hapsirë ti, tshkoj me këta për dit takohemi na me kta me Mifailin, me këta te ….. Qollaku, te Fillimi,
Me respekt,
Ervehe Gashi

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS