HW

Pavarësisht kundërshtimeve nga Serbia, BE-ja e trajton Kosovën të barabartë me shtetet tjera në takimin në Helsinki

/ 2 minuta lexim
HW

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po përfaqëson Kosovën në takimin e rëndësishëm që shënon njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së.

“Dje nisi në Helsinki të Finlandës takimi joformal i 28 ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, drejtuesve të Komisionit me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor.

Aktiviteti nisi me një pritje të nikoqirit dhe Komisionarëve për punë të jashtme dhe zgjerim ku morën pjesë shefat e diplomacisë së këtyre vendeve, pritje që ishte rast i mirë për një shkëmbim informal pikëpamjesh mes tyre.

Kosovën e përfaqëson ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, i ftuar nga drejtuesit më të lartë të Komisionit, në cilësinë e tij si shef i diplomacisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Eco Higjiena

Kosova merr pjesë si e barabartë me të gjithë shtetet e tjerë të rajonit. Ministri Pacolli do të mbajë një fjalim ku do të adresojë vizionin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal, obstruksionet e Serbisë në dialog dhe në shkëmbimet ekonomike në rajon dhe thirrjen e Kosovës për t’i dhënë fund izolimit të saj ndërkombëtar nëpërmjet liberalizimit të vizave, etj.

“Sot gjatë ditës takimi vijon me një forum të përbashkët me dyer të mbyllura të shefave të diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me 28 homologët e vet të Unionit, me takime dypalëshe, komunikim me mediat e shumta të krejt kontinentit, etj.

Aktiviteti në fjalë koincidon me stafetën e drejtuesve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian tek udhëheqësja e re dhe fillimin e presidencës finlandeze”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.