ARKATANA

Pavarësia, epoka e juaj President Ibrahim Rugova

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arbër Ismajli – Mbante mbiemrin e malit Rugovë dhe emrin e një nga Profetëve te mëdhenj ndërsa mbrojtja e pragut të shtëpisë, bashkë me trinomin e tij për liri, pavarësi dhe demokraci ishin fjalët kyçe që Presidenti Rugova kishte si petk që mbulonte mediat e botës të cilat ishin shumë të dhëna për të mësuar më shumë rreth shallit që mbështjellte qafen e kokës që po udhëhiqte Kosovën në luftë të drejtë për liri nga shfarosja që i kanosej nga okupatori serb.

Sot shënojmë një dekadë që kur Presidenti Rugova na dha lamtumiren e fundit për të mos u harruar kurrë tek popullata e kësaj toke që ai e quante Kosovë të bekuar nga Zoti, ne tani shohim të mirat që na la trashëgimi, por edhe mungesën e tij që sot më shumë se kurrë i duhet Kosovës, shohim se diplomacisë i mungon figura emblematike e tij që ç`do kund ku ishte rrezaton miqësi, paqe dhe fytyrën e vërtetë të kombit.

Pavdekësinë e një lideri të madh, e shënon fundi i epokës së tij, por për një njeri me shenjë, siç ishte Presidenti Rugova, epoka e Tij u tregua zemërgjerë dhe e vulosi, jashtë rregullit, pavdekësinë e tij që në fillim të saj. Rugova, thonë të gjithë ata që e kanë njohur, ishte i pavdekshëm, për arsye të dy tipareve të tija të mëdha urtësisë dhe besimit.

ARKATANA

Nuk mundem pa e thënë në fund se ai e donte shumë dhe i besonte deri në pakufi Amerikës, shpresës së fundit të shqipëtarëve, vendit të shejtë dhe shpëtimtares sonë.

Rugova ishte njeri i Zotit dhe burrë i urtësisë dhe besimit. Ai e mbante emrin e profetit Ibrahim dhe mbiemrin e një mali të bekuar e që i rri si mburojë Kosovës tonë të bekuar nga ai!

President Rugova, ne tani po përmbyllim dhjetë vite të shkuarjes tënde në amshim, ky përvjetor i rëndë vije në muajin e madh të dhimbjeve kombëtare por si amanet i juaji është edhe lajmëtar i ditës së madhe të pavarësisë e që mbanë emrin Pavarësia e Kosovës – Epoka Rugova!
I bekuar qofsh President Dr.Ibrahim Rugova
E bekuar Kosova, shteti që ti i dhe vulën e lirisë dhe pavarësisë!
Arbër R. Ismajli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.