ARKATANA

Patundshmëritë fshehin milionat e politikanëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deklarimi formal i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, i pamjaftueshëm. Pronat vlerësohen sipas dëshirës së deklaruesve

“Pasuria në të holla është lehtë të matet nga viti në vit. Problem mbetet vlerësimi i pasurisë së paluajtshme që do t’i hapnin rrugën hetimit të prejardhjes”, theksoi menaxheri i Programit të Transparencës dhe Kundër Korrupsionit në KDI/TIK

Pavarësisht obligimit ligjor që kanë një numër i madh i zyrtarësh të lartë publikë, edhe të zgjedhurish politikë, nga të cilët çdo vit deklarohet pasuria sipas ligjit në fuqi, ajo që po deklarohet në AKK është krejtësisht në shpërputhje me atë që realisht e posedojnë si pasuri reale në terren, në pronësi të tyre, e që shihet publikisht.

Uji Dea

Në këtë kuptim, zyrtarë të shoqërisë civile dhe analistët vlerësojnë se me kalimin e kohës ky lloj obligimi ligjor i deklarimit formal të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë, pa e pasur një hetim të detajuar nga institucione të tjera relevante të gjithë asaj që ata posedojnë edhe në prapaskenat e të padeklaruarës, përfundimisht është një procedurë administrative që po e humb kuptimin dhe arsyen e vet, e që për qëllim fillestar ka pasur transparencën dhe luftën më efikase kundër korrupsionit.

Humbja e kuptimit të deklarimit dhe zhgënjimi nga zbatimi i një ligji të tillë vetëm të aspektit formal, pa një obligim të hetimit substancial të pasurisë së secilit deklarues, brenda dhe jashtë vendit, vjen nga fakti se pas zbardhjes së deklarimeve në AKK njerëzit vazhdojnë të bëjnë krahasime dhe të mësojnë se kush çka ka, e që është disa fish më shumë se e deklaruara. Prokuroria kurrë nuk është marrë me atë se si u fitua kjo pasuri që zakonisht ka vlerë tjetër nga e deklaruara në letër. Kësisoj pasuria e pashpjegueshme dhe e kundërligjshme mbetet e paprekur, pavarësisht se shihet qartë se nuk ka mbulesë për mënyrën e krijimit të saj./kosova sot/