Mobi Casa

Patriotizmi nuk është kategori folklorike por veprim shtetëror institucional

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga Hisen Berisha – Të rinjtë shqiptarë nga Mal të zi, 20 deri 30 veta, kandidat për të studiuar, në mëshirën e Prishtinës, Tiranës dhe Beogradit!?

… si të duan ta quajnë por ky sezon turistik detar ju ka treguar Malit të zi e Shqipërisë, se janë shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët nga trevat tjera shqiptare, ata që po i mbajnë gjallë me turizëm dhe po mbushin buxhetin e këtyre shteteve.

Prandaj, duhet t’ia shtrojnë disa pyetje vetes.

Po ashtu, edhe qeveritë e Tiranës e Prishtinës nuk mund ta kenë Ulqinin e trevat me shqiptar të Malësive, vetëm për qejf e rekreacion por edhe preokupim për ruajtjen e identitetit të tyre duke i mbështetur me:

Plan programe arsimore me theks nga Gjuha e letërsia shqipe, Historia etj.

Mbështetja me literaturë e Abetare;

FIDANISHTJA

Por, është detyrë e përfaqësive “te pa kuptimta” në nivel ambasadash, që t’ia lehtësojnë marrëdhëniet kontraktuale qytetarëve nga Kosova, Shqipëria e treva tjera, të interesuar për afarizëm në Mal të zi, në realizimin e interesave të tyre afariste.

Edhe më tej patriotizëm në Mal të zi mbetet krahas blerjes së sa me shumë pronave, mbështetja në fushën e arsimimit.

Nuk duhet të ketë “KUOTA” për regjistrim në Universitetet e Tiranës e Prishtinës, për 20 deri 30 studentë shqiptarë në vit nga Mali i zi, diçka ngjashëm është edhe nga Lugina e Preshevës, e që shfaqin interesim për të studiuar në profile të caktuara.

Mos harroni se Beogradi dhe qeveria serbe ju ofron studime e bursa që të studiojnë e specializojnë atje.

Patriotizmi nuk është kategori folklorike por veprim shtetëror institucional.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.