Patrick Nuo i divorcuar, mban unazën e martesës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Unaza e kurorës në dorën e tij shërben për spekulime të shtypit rozë gjerman e zviceran se Patrikun e mban ende shpresa për t`iu kthyer lidhjes martesore.

Këngëtari zviceran me prejardhje shqiptare nga Kosova, Patrick Nuo vazhdon të jetë ndër figurat më tërheqëse të “kampit të xhunglës”, në kuadër të emisionit me të njëjtin titull të televizionit RTL.

Hidromorava

Ndër gjërat e pakëta që ka marrë me vete në xhungël është një fotografi e fëmijëve të tij. Ai e tregon fotografinë me krenari dhe fëmijët i quan burim të fuqisë së tij. Por, së fundi, kamerat kanë regjistruar edhe një tjetüer “burim alternativ” të Patrikut: Në gishtin e parafundit të dorës ai unazën e martesës. Kjo, me gjithë faktin se këngëtari është shkurorëzuar para rreth një viti nga aktorja amerikane Molly Shade. Çifti ka jetuar bashkë plot 7 vjet dhe si fryte të dashurisë ka sjellë në jetë vajzën Elouise 6 vjeçare dhe djalin Luca James, 4 vjeç.

Unaza e kurorës në dorën e tij shërben për spekulime të shtypit rozë gjerman e zviceran se Patrikun e mban ende shpresa për t`iu kthyer lidhjes martesore. Fundja, ai gjithmonë ka theksuar se kurora për të është “një sakrament i shenjtë”. Ai qe martuar me synimin që kjo lidhje të vazhdonte për tërë jetën…