Uji Dea

Patologët kanadez e tradhtuan Llashticën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Patologët kanadez edhe pse e kanë vizituar vendin e krimit në Llashticë, kanë marrë prova, fakte, dëshmi të gjalla, ata kurrë nuk sollën asnjë analizë apo raport me shkrim thotë Ymer Ibishi. Llashtica ndihet e zhgënjyer dhe e tradhtuar edhe nga Luis Arbur e cila edhe pse ishte në Llashticë kurrë nuk foli për këtë tragjedi.

Edhe pse patologët kanadezë e kishin vizituar vendin e krimit ku forcat serbe vranë dhe dogjën për së gjalli 13 civil të pafajshëm shqiptarë, ata kurrë nuk e bënë publik atë raport dhe madje nuk është dërguar as në Tribunalin e Hagës.

Këto dilema ende e preokupojnë të dëmtuarin dhe dëshmitarin e Llashticës, Ymer Ibishin nga Llashtica, raporton rajonipress.

Ibishi thotë për rajonipress se patologët kanadez i kishin marrë eshtrat e të vrarëve e të masakruarve, kishin marrë prova e dëshmi nga vendi i ngjarjes, fotografi të paramilitarëve, deklarata të freskëta të dëshmitarëve. “Çuditërisht kurrë asnjë analizë të atyre eshtrave dhe asnjë raport zyrtar me shkrim nuk e kanë ofruar patologët kanadez” shprehet Ibishi.

Ibishi thotë se patologët kanadez i kishin premtuar banorëve të Llashticës se do ua sjellin raportin e obduksionit, por as atë nuk e kanë ofruar sikurse nuk dërguan asgjë as në Hagë rrëfen Ibishi.

Ibishi i cili e ka të vrarë prindin në kohën e luftës thotë se është pezmatuar edhe në ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës Luis Arbur. “E pritëm si është më së miri, i ofruam të gjitha materialet dhe ajo kurrë nuk e tha asnjë fjalë për masakrën e Llashticës”.

Në Llashticë forcat serbe kanë vrarë në tri periudha civil të pafajshëm. Ushtria dhe policia në mënyrë të organizuar kanë kryer vrasje më 13, 14, 16, 22 dhe 30 prill 1999.

Uji Dea

Megjithatë Llashtica e përkujton datën 30 prill ku në Llashticë ndodhi masakra dhe vrasja e më pas edhe djegia e 13 civilëve të pafajshëm shqiptarë.

Në këtë masakër (30 prill 1999 ) janë pushkatuar e rrafshuar me buldozer dhe djegur tërësisht : Hysen Deli Hyseni (1933), Ajshe Hysen Hyseni (1937), Fazli Hysen Hyseni (1963), Arife Fazli Hyseni(1963), Driton Fazli Hyseni (1982), Mirije Deli Hyseni(1970), Blerim Ramadan Halili (1983), Rifat Xhemajl Shabani (1919), Selami Rifat Shabani (1954), Zijavere Ejup Shabani (1962), Fisnik Selami Shabani (1996), Sylejman Ymer Ibishi (1932), Xhavit Banush Berisha (1935).

Ndryshe në tërë fshatin janë djegur 123 shtëpi, 137 objekte ndihmëse, janë plaçkitur 90 traktorë, 120 motokultivator, 3 autokombajna, 3 kombibusa, një kamion dhe 130 vetura. Gjithashtu sipas të dhënave serbët kishin plaçkitur 680 kafshë të trasha.

Në masakrën e 30 prillit kanë mbetur gjallë dhe janë plagosur: Deli Hysen Hyseni (1968), Dritë Fazli Hyseni (1984), Blerinë Fazli Hyseni ( 1994), Leonorë Deli Hyseni (1993) , Vlorë Selami Shabani (1986).

Më 13 prill 1999 janë vrarë : Ali Bejtë Selimi (1937), Enver Sylë Murseli (1949), Ymer Kadri Rashiti(1930), Lulzim Feti Musliu(1988).

Derisa më 16 prill 1999 janë vrarë : Rukije Qazim Ramushi (1927), Habibe Idriz Ramushi (1909), Nezir Hasan Ramushi (1929), Xhyzide Shaban Hasani (1918), Lirim Nehat Shabani (1999)

Kurse më 20 prill 1999 është vrarë Azem Limon Cani (1938)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.