Fundamenti

“Patericat” e balotazhit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë politike që kanë arritur të hyjnë në balotazh, po i bëjnë përpjekjet e fundit për të siguruar mbështetjen subjekteve ose iniciativave që kanë mbetur jashtë garës për të parin e komunës.

Ofertat e partive të balotazhit po konvertohen në pozita të majme në bashkëqeverisje për partitë e vogla. Në këtë aspekt bashkëpunimin më të mirë pritet ta kenë dy partitë me bagazh lufte, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat tashmë kanë arritur koalicionin për zgjedhjet e balotazhit në Prizren.

Megjithatë, balotazhi duket shumë specifik, për faktin se kandidatët nga të gjitha partitë përballen mes veti. Në Ferizaj, ndërkaq AAK do ta mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kundër PDK-së. Marrëveshje tjetër është arritur edhe në Mitrovicë, LDK do ta mbështesë kandidatin e Aleancës Kosova e Re.

Përveç në Ferizaj dhe në Lipjan ku sipas të gjitha gjasave PDK-ja nuk do të bashkëpunojë me AAK-në, në komunat tjera këto dy parti sigurisht do të “luftojnë” së bashku në balotazh, pavarësisht se përfaqësuesit e dy partive nuk e konfirmojnë këtë.

Mobi Casa

Koalicioni edhe në nivel qendror

Derisa në PDK thuhet se vendimet për koalicion i merr kryesia e partisë, në AAK thonë se koalicionet lokale janë shumë specifike, prandaj edhe do të jenë individuale.

Analisti, Halil Matoshi, ndërkaq, ka deklaruar se një koalicion i tillë është i pritshëm edhe në komunat tjera ku në balotazh garojnë njëra ose tjetra parti. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se ky do të jetë model edhe për komunat tjera…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.