United Hospital

Patëllxhani lufton alergjitë dhe inflamacionet

/ 2 minuta lexim
HW

Patëllxhani i freskët në 100 gramë ka 24 kalori e përmban 1,01 për qind proteina, 0,19 për qind yndyrë, 5,7 për qind karbohidrate, 3,4 për qind fibra dietale, 92,4 për qind ujë.

Është i pasur me celulozë dhe nxit punën e organeve të tretjes, përmban edhe pektinë, që e ul kolesterolin. Është i mirë për zemër sepse siguron një sasi të konsiderueshme kalium, që ndihmon në normalizimin e shtypjes së gjakut, e përmban pak kalori yndyrore. Njëkohësisht përmban edhe fitokemikatin saponinë, që posedon përbërës kundër kancerit, inflamacioneve dhe alergjive.

RECETA – PËRBËRËSIT

1 patëllxhan të madh, 1 domate të vogël, 4 pjesë “mozzarella”, 15 gjethe borzilok, kripë dhe piper, arugula 50 gramë, bimë të veshkave (lloj i fasules) 20 gramë

PËR SALCË:

FIDANISHTJA

2 lugë majonezë, 4 lugë vaj ulliri, lëngun e gjysmë limonit, 1 hudhër, kripë dhe piper, borzilok të freskët

PËRGATITJA:

Copëtoni patëllxhanin në rriska të holla. Bëni 8 pjesë. E kriposni, e piqni në tigan 2 minuta. I hiqni dhe lini të thahen në letër. Preni domaten në rriska (4 pjesë), preni mozzarella-n në 4 rrahtë. Nxehni furrën në 220 C, përgatisni pako të vogla, duke vendosur 2 rriska patëllxhan dhe aty paraprakisht vendosni domaten, mozzarella-t, edhe në fund 2 gjethe borzilok. Secilës shtresë i hidhni kripë dhe piper. Kur keni përgatitur katër pako, i radhisni në tepsi dhe i piqni në furrë për dhjetë minuta. Për salcë ju nevojitet blenderi, vendosni borzilokun, kripën, piperin, i bashkoni mirë, shtoni edhe vajin e ullirit, lëngun nga limoni, majonezën dhe shtoni kripën.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.