Uji Dea

Patatet, kushtojnë pak por vlejnë shumë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në kohë krize edhe dieta ushqimore mund të vihet në rrezik dhe për pasojë e pëson edhe shëndeti ynë.Duke u munduar për të kursyer para me çdo kusht, zvogëlohet cilësia e ushqimeve që serviren në tavolinë, por kosto e ulët jo gjithmonë do të thotë cilësi e pakët, dhe shembulli i kësaj janë patatet.

Sipas dietologëve të Universitetit të Washington, perimet duhet të kenë një vend të caktuar në tavolinë dhe patatet janë gjithnjë një ndër ushqimet që mund të gjenden në shportën e ofertës pavarësisht stinës.

Doktor Adam Drewnowski dhe kolegët e tij në Universtet, kanë listuar 96 lloj perimesh dhe jeshillëqesh të cilat mund të garantojnë një cilësi të mirë ushqimore pavarësisht krizës.

RCCOLA

Të gjitha këto ushqime janë selektuar për shkak të vetive ushqimore, por mes tyre patatet kanë peshë specifike, pasi janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe magnez, ndaj nuk janë aspak të dëmshme për shëndetin nëse gatuhen në formën e duhur.

Doktor Drewnowski siç raporton Noa.al shton se patatet kanë pak kalori dhe nuk shëndoshin, por nëse konsumohen rregullisht i sigurojnë trupit vitaminë C, gjysmën e dozës së përditshme që i duhet.a.y/noa