Fundamenti

Pasuria e paligjshme nis të konfiskohet

/ 1 minutë lexim

Ai që ka krijuar pasurinë në mënyrë të paligjshme, ka arsye të nis të frikësohet nga ligji. Shumës së përafërt prej 2.5 milion euro të pasurisë që administron Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar, shpejt mund t’i shtohen edhe miliona të tjera. 1 milion euro vlerë e pasurisë së sekuestruar nga organet e drejtësisë, i është shtuar kohëve të fundit këtij institucioni, duke e çuar shifrën në 3.5 milion euro pasuri të cilat administrohen nga kjo agjenci.

Pasuria që sekuestrohet e në fund të të gjitha proceseve gjyqësore vërtetohet vendim gjyqësor se është krijuar në kundërshtim me ligjin, do të shitet nga Agjencia, kurse paratë derdhen në buxhetin e shtetit.

Mobi Casa

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, Prokuroria e Shtetit ka paraqitur 15 urdhra për sekuestrim të përkohshëm të pasurisë apo mjeteve me të cilat dyshohet se është kryer kjo vepër penale… (Tribuna).