UBT

Pasuria e paligjshme mbetet e paprekur nga drejtësia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aktvendimet e gjykatave ndaj zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsiont po konsiderohen tejet qesharake dhe dënime që nuk po kanë aspak efekt për të shtyrë zyrtarët që të deklarojnë pasurinë milionëshe.

“Si e kanë trajtuar gjykatat mosdeklarimin e pasurisë? Definitivisht jo mirë! Në fillim të javës së ardhshme do ta publikojmë raportin e punës në mënyrë të detajuar dhe do t’i shihni të gjitha. Deri në vitin 2013 mosdeklarimi ka qenë shkelje administrative, tani është vepër penale”, ka thënë për gazetën kreu i Antikorrupsionit, Hasan Preteni

Megjithëse me kodin e ri penal mosdeklarimi i pasurisë është klasifikuar si vepër penale, pritet që edhe masat nga ana e institucioneve të drejtësisë të jenë më të ashpra, shkruan Kosova Sot.

Uji Dea

Në bazë aktvendimeve të gjykatave, të cilat janë publikuar në ueb-faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shihet se ndaj zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë janë shqiptuar gjoba nga 15 euro e më lart, varësisht nga rasti.

E për këtë Agjencia Kundër Korrupsionit disa herë ka shprehur kritika ndaj gjykatave se si janë trajtuar këto raste.