United Hospital

Pasuria e kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2013

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare të internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të zyrtareve të lartë publik nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, Agjencia kundër Korrupsionit Gjykatat e Kosovës si dhe Prokurorit, të cilët janë të përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë publik në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Në listë gjendet edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka ofruar këto të dhëna për pasurinë e tij.

Te pasuria e paluajtshme, kryeministri Thaçi ka deklaruar tokë (për ndërtimin e shtëpisë) në sipërfaqe prej 15.75 ari. Në pyetjen për prejardhjen e pasurisë, ai ka deklaruar se mjetet janë siguruar nga shitja e shtëpisë në lagjen Arbëria të Prishtinës. Shtëpia, sipas tij, është shitur për 260000 euro ndërsa vlera e tokës është deklaruar nga ai 157,000.00, raporton korieri.

Kryeministri Thaçi ka deklaruar edhe ndërtimin e shtëpisë 700.00 m2, për të cilën ka thënë se ka hyrë në kredi 100000 euro në NLB dhe se po investon parat nga shitja e shtëpisë në vlerë 220,000.00.

Numri një i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar tokë bujqësore prej 7.00 hektarësh, e cila është thënë se është e përbashkët, ndërsa vlerën ia ka caktuar 180 mijë euro. Thaçi ka deklaruar edhe një shtëpi të përbashkët familjare Shtëpi 250.00 m2, në vlerë 80,000.00.

ARKATANA

Në formularin e deklarimit të pasurisë të Agjencisë Anti-Korrupsion, ai ka deklaruar edhe blerjen e një makine VW Passat në vlerë 13,000.00, nga kursimet. Makina është deklaruar në pronësi të bashkëshortes.

Sa i përket parave të gatshme, Thaçi ka deklaruar se ka në në NLB-Prishtina 2,430.00 ndërsa bashkëshortja e tij 5,035.00.

Në rubrikën detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik, Thaçi ka deklaruar një kredi 100,000.00 në NLB – Prishtina me afat kthimi prej 120 muajsh.

Paga mujore e deklaruar nga Thaçi si Kryeministër është 17,318.00, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar si pagë mujore nga Universiteti Fama 18,000.00 euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.