KKGJILAN

Pasuesit e Thaçit, së shpejti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit ka lënë zbrazët tri poste, atë të kryetarit të PDK-së, zëvendëskryeministrit dhe postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Zyrtarisht ende nuk dihen emrat që do ta zëvendësojnë atë në këto poste, por jozyrtarisht mësohet se Enver Hoxhaj është pasuesi i tij në MPJ, ndërsa në parti, Kadri Veseli synon ta pasojë atë. Mirëpo, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ende nuk kanë asgjë konkrete rreth plotësimit të këtyre posteve. “Nuk kam ndonjë informacion konkret për këto çështje. Nuk ka diçka zyrtare dhe kur nuk ka diçka zyrtare, unë nuk mund të them asgjë”, ka thënë Haliti për “Zërin”.

Mobi Casa

Burime të “Zërit” kanë thënë se tashmë është e sigurt se Enver Hoxhaj do ta zëvendësojë Hashim Thaçin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme. “Po, Hoxhaj do ta marrë drejtimin e MPJ-së, pasi Thaçi dha dorëheqje nga posti i kryediplomatit, pas zgjedhjes në postin e presidentit”, ka thënë ky burim./zeri/