RCCOLA

Pastruesi i fuqishëm i artereve të bllokuara

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ky eliksir i fortë natyral shërben për pastrimin e arterieve të bllokuara, rregullon nivelin e lart të yndyrës në gjak, parandalon plogështinë e organizmit, shëron dhe parandalon infeksionet dhe ftohjet, forcon sistemin imun, pastron mëlçinë dhe forcon enzimat e saj, si dhe shkatërron radikalët e lirë që shkaktojnë sëmundje serioze në trup.

Përbërësit: 4 thelpinj të mëdhenj të hudhrës, 4 limonë të paqëruar, rrënjë të vogël xhenxhefili ose dy lugë pluhur xhenxhefil, 2 litra ujë, raporton Gazeta Kosova Sot

Mobi Casa

Përgatitja: Pastrojini limonët dhe i ndani në rriska. Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe i hidhni në blender së bashku me limonin dhe xhenxhefilin. Pas përzierjes do të fitoni një masë homogjene. Kështu masën e përzier e vendosni në një enë prej metalit, hidhni 2 litrat me ujë dhe e ngrohni derisa të vlojë. Porsa të fillojë të vlojë, e hiqni nga aty dhe e lini të ftohet. E vendosni në enë prej qelqit. Konsumimi: Merrni nga një gotë (200 ml) për çdo ditë, së paku 2 orë para shujtave ose në lukth të zbrazët.

(Kosova Sot)