Pastroni mushkëritë tuaja përmes gjashtë mënyrave
Pasi që mushkëritë nuk pushojnë kurrë së punuari, duhet përkujdesur që të jenë të shëndetshme. Pastrimi i mushkërive në baza të rregullta është një praktikë e mirë. Nëse janë të pastra reduktohen inflamacionet dhe ënjtjet, si dhe sigurohet një trup i fortë dhe vital. Madje parandalon edhe bronkitin kronik, astmën, infeksionet e fytit dhe erën e keqe nga goja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ja gjashtë mënyrat për t’i pastruar mushkëritë tuaja:
Origano
Origano është një substancë që vepron si element për pastrimin e mushkërive. Bima redukton inflamacionet dhe kongjestionet në mushkëri, si dhe përmirëson depërtimin e ajrit në kalimin nazal dhe traktin respirator. Pini dy gota çaj organo në ditë kur të vuani nga astma apo problemet e tjera respiratore. Çajin mund ta përgatisni duke vendosur gjethet e freskëta ose të thara në ujë të vluar për pesë minuta.
Rrënjët e jamballit
Një tjetër bimë efektive, që mund të pastrojë mushkëritë janë gjethet e jamballit. Përbërësit e saj kundër inflamacioneve dhe si antioksidues ndihmojnë në reduktimin e inflamacioneve në gypat bronkialë. Për më shumë, substancat e saj parandalojnë infeksionet në mushkëri, si dhe reduktojnë irritimet në mushkëri. Pini 2-3 gota çaj me rrënjët e kësaj bime për disa ditë, kur keni probleme respiratore apo me mushkëritë. Shtoni 1 lugë pluhur të jamballit në një gotë ujë të vluar, e mbuloni për 10 minuta dhe e pini.
Xhenxhefili
Image
Xhenxhefilin mund ta përdorni edhe për pastrimin e mushkërive nga helmet e grumbulluara. Përmban shumë substanca kimike, që ndikojnë në eliminimin e ndotjeve brenda mushkërive. Po ashtu, përmes xhenxhefilit mund të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Për më shumë, xhenxhefili ndihmon edhe në shërimin kancerit të mushkërive. Pini 2-3 gota me çaj xhenxhefili në ditë. Vloni 1 lugë të xhenxhefilit në 1 ose 1½ e gotës ujë. E lini për 5-10 minuta. E përzieni, le të ftohet pak dhe mund t’i shtoni lëng limoni apo mjaltë.
Menta
Menta është një opsion tjetër i mirë për t’i pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale. Menta dhe vaji i mentës përmbajnë mentol që relakson dhe zbut muskujt në traktin respirator. Promovon frymëmarrjen e lehtë dhe ndihmon në pastrimin e simptomave të kongjestioneve në traktin e sipërm. Për mushkëri më të forta, përtypni 3-5 gjethe të mentës secilën ditë, apo pini çaj të mentës, duke e përgatitur me gjethe të thara apo të freskëta dhe ujë të ngrohtë.
Ushqimet që pastrojnë mushkëritë
Ushqimet që hani mund të kenë ndikim në shëndetin e mushkërive tuaja. Ushqimi i shëndetshëm stimulon mekanizmin natyral të trupit dhe e forcon sistemin imun. Filloni ditën me një gotë lëng limoni, si dhe përkujdesuni që të pini sasi të mjaftueshme të ujit gjatë ditës. Hani ushqime të pasura me vitamina C, si grejpefrut, kivi, portokaj, domate, dredhëza, brokol dhe ananas. Përfshini edhe ushqimet e pasura me antioksidues, si hudhër, qepë, speca pikantë, mollë dhe çaj të gjelbër.
Frymëmarrja e thellë
Frymëmarrja e thellë mund a ndihmojë kapacitetin e mushkërive, duke sjellë më shumë oksigjen në trupin tuaj. Kjo i forcon mushkëritë tuaja, pastron rrugët e frymëmarrjes dhe i pastron ato. Po ashtu e shton energjinë dhe e redukton stresin. Shtrihuni në shpinë, vendosni duart në stomak, mbyllni sytë dhe merrni frymë përmes hundës, numëroni deri në pesë sekonda, mbani frymën për 2 sekonda dhe lëshoni frymën.
(Kosova Sot)


