RCCOLA

Pastroni arteriet e bllokuara me një lëng të thjeshtë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Shumë njerëz janë të brengosur rreth arterieve të bllokuara, gjendje kjo që gjithnjë e më shumë po përhapet në botë, e kjo si pasojë e ushqimit jo të shëndetshëm si dhe qëndrimit ulur për një periudhë të gjatë kohore, që në masë të madhe shton rrezikun për rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë se këtë problem shëndetësor mund ta parandalojnë dhe ta luftojnë me një lëng shumë të thjeshtë, përbërësit e të cilit i kanë në kuzhinë.

Studimi i fundit ka gjetur fakte se ekstraktet e shegës mund ta parandalojnë arterosklerozën, që është një sëmundje që shfaqet atëherë kur shkaktohet trashja e arterieve koronare si pasojë e akumulimit të yndyrave. Studimi i publikuar në “Atherosclerosis Journal” ka treguar se shega mund të ndihmojë në zhbllokimin e arteve kur grumbullohet sasi e madhe e kolesterolit. Hulumtimi rreth vetive shëruese nga ekstraktet e shegës për pastrimin e artereve po ashtu ka zbuluar edhe vetitë shëruese, si:

• Ka aftësinë e zvogëlimit të sasisë së stresit;

• Mundet të zvogëlojë disa lloje të proteinave që ndërlidhen me procesion inflamator në arterie;

• Zvogëlon grumbullimin e yndyrave në muskulin kardiak;

• Zvogëlon zgjerimin kardiak.

PËRSE NJË FRYT I THJESHTË KAQ I SHËNDETSHËM PËR ZEMËR?

UBT

Të gjitha vetitë shëruese të shegës vijnë pasi është e pasur me shumë antioksidues, midis tyre shumë vitamina C dhe polifenole. Sipas dy herë fituesit të çmimit ‘Nobel’, Linus Pauling, një nga shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare është mungesa e vitaminave C. Shegat kanë një fuqi të madhe kundër inflamacioneve që luajnë rol fondamental në parandalimin e problemeve në zemër.

LËNGU QË ZVOGËLON KOLESTEROLIN DHE PASTRON ARTERIET E BLLOKUARA

Ky lëng i fuqishëm me shegë dhe mollë ka një përqendrim të lartë të substancave si flavonoide, taninë dhe fibra, që zvogëlojnë nivelin e kolesterolit dhe shtojnë pastrimin e arterieve të bllokuara.

PËRBËRËSIT:

3 mollë; 1 shegë. MST/ Udhëzimet I pastroni mirë frutat, në mënyrë që të hiqni qafe pesticidet dhe bakteret. Qëroni shegën, i preni në copëza të mëdha dhe i futni në blender. Shtoni pak ujë në mënyrë që përzierja në blender të jetë më e lehtë, e pini menjëherë.

(Kosova Sot)