UBT

Pastron mëlçinë, ngadalëson plakjen dhe parandalon demencën – rrushi është burim i shëndetit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Përveçse freskon, rrushi është një ilaç për pastrimin e gjakut, rregullimin e tretjes, largimin e depozitave të yndyrës, trajtimin e proceseve inflamatore, si dhe për eliminimin e ankesave reumatizmale dhe alergjive të lëkurës.

Rrushi vepron si një tonik natyral për trupin, ngadalëson plakjen ose parandalon demencën dhe sëmundjet degjenerative të syve. Nuk përmban kolesterol, por ndikon në formimin e kolesterolit të mirë (HDL). Për këtë arsye, rrushi rekomandohet veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, personat që janë duke u shëruar nga ndonjë sëmundje – praktikisht për të gjithë – me përjashtim të diabetikëve, të cilët duhet ta përdorin me kujdes këtë frut.

Nëse dëshironi rrush vërtet të shijshëm, blini vetëm tufa të pjekura, sepse kur mblidhen, tufat nuk piqen më. Është e dëshirueshme që rrushi të ketë ngjyrë të gjelbër në të verdhë.

Rrushi lahet menjëherë para ngrënies dhe për të mbetur i freskët ruhet në një kuti plastike në frigorifer.

Rrushi përmban acid malik dhe tartarik, pektina, gjegjësisht substanca që ngadalësojnë përthithjen e yndyrës, tanine, veçanërisht antocianin, e cila është e rëndësishme për rigjenerimin e gjakut. Ai përmban vitamina A dhe C dhe vitamina të grupit B, dhe minerale kalcium, kalium, hekur dhe magnez. Duke qenë se edhe lëngu i freskët përmban të gjithë këta përbërës, është një pastrues i shkëlqyer i mëlçisë, si dhe ndihmon në largimin e acidit urik nga trupi.

Mobi Casa

Nëse jua lejon shëndeti, duhet të ndiqni një dietë me rrush, e cila konsiderohet ndër më të mirat, për rreth njëzet ditë.

Rekomandohet të hahet një deri në maksimum dy kilogramë rrush, mundësisht i zi, sepse është më i shëndetshëm dhe pastron trupin nga toksinat e ndryshme. Jo vetëm që do të shpëtoni nga pesha e tepërt, por tretja dhe oreksi juaj do të rregullohen dhe lëkura do të shkëlqejë me freski. Sigurisht që është e nevojshme që ushqimi shtesë të jetë pak i yndyrshëm dhe i lehtë.

Nga ana tjetër, vera, si produkti më i rëndësishëm i rrushit, është një antioksidant i mirë që mbron enët e gjakut dhe zemrën. Në të njëjtën kohë, rrit nivelin e estrogjenit, ka një efekt baktericid dhe ngadalëson aktivitetin e viruseve. Kjo vlen veçanërisht për verën e kuqe, por duhet pirë me masë, pra 100 mililitra në ditë.

Lëkura dhe farat e rrushit të zi, të cilat hidhen gjatë përgatitjes së verës, janë një thesar i përbërësve medicinalë. Nëse i shtohet dietës ditore, ky ekstrakt rrushi mund ta përgjysmojë rrezikun e sulmit në zemër, pasi ul në mënyrë të favorshme presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq (LDL). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.