KKVITI

Pastrohet sheshi i qytetit dhe hapësirat publike

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot, kemi vazhduar me punë në pastrimin e sheshit të qytetit të Gjilanit, që tani e tutje, pritet të vizitohen më shumë nga qytetarët, pas lirimit të masave nga ana e qeverisë së Republikës. Kjo vije si rezultat i vazhdueshëm i pastrimit të hapësirave publike, dhe, veçanërisht, rritjes së vetëdijes qytetare ndaj përmirësimit të ambientit ka shkruar Arbër Ismajli.

Hidromorava

“Kjo hapësirë publike i takon të gjithë qytetarëve, për ta shfrytëzuar maksimalisht, andaj, edhe përkujdesja për të duhet të jetë prioritet për të gjithë ne. Një falënderim të veçantë shkon për Zjarrfikësit të cilët janë shndërruar në partnerë tanë për secilën punë të mirë të cilën po e bëjmë bashkë. Do të qëndrojmë në ballë të çdo beteje e cila i kontribuon përmirësimit të ambientit dhe krijimit të një përceptimi pozitiv në vetëdijen e qytetarëve” ka shkruar Ismajli./rajonipress/