Pastrohet rruga në fshatin Çelik, banorët të kënaqur me trajtimin

Gjilan – Kompania “Tali” e ka bërë të kalueshme rrugën për në fshatin Çelik pas reshjeve të fundit të borës. Sheket Bajrami thotë se banorët e malësisë së Çelikut falënderojnë komunën që kësaj radhe e ka trajtuar me prioritet këtë rrugë.

Kompania “Tali” dy ditët e fundit ka qëndruar edhe në fshatrat e Malësisë për të pastruar borën në vendet malore. Rruga që qon drejt fshatit Çelik është pastruar nga bora derisa banorët janë shprehur të kënaqur që kësaj radhe komuna e ka trajtuar me prioritet.

Shefket Bajrami përfaqësues i fshatit Çelik tha se ky gjest i komunës dhe i kompanisë “Tali” dëshmon se fshatrat kufitare nuk janë harruar. Ne i jemi falënderues organeve komunale sepse dal ngadalë premtimet e dhëna për këtë fshat po realizohen edhe në shumë fusha tjera” tha Bajrami./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).