Pastrohet dhe zgjerohet reka kundërmuese afër FSK-së

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Pjesa që lidhet me FSK e njohur si Stanishorka është pastruar nga kompania “Zuka”. Kjo pjesë gjithmonë kundërmon erë të rëndë për shkak të ujërave të zeza.

Njëra nga përroskat e Stanishorkës që përfshinë tërë FSK tashmë ka nisur të pastrohet. Banorët që jetojnë afër kësaj përrocke thanë se ky aksion është dashur të merret edhe më herët sepse nga kundërmimi i rëndë është e pamundur të jetohet.

UBT

Kompania “Zuka” ndërkaq ka filluar pastrimin për të larguar dhe hapur kanalin në të cilin derdhen edhe ujërat e zeza kundërmuese./rajonipress/