RCCOLA

Pastrohet nga Gjykata, del i pafajshëm, Salih Kqiku pret të fillojë punën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, e cila e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit. Kqiku tani pret t`i kthehet punës në departamentin e prokurimit, ku edhe është i specializuar. Kqiku thotë se gjithmonë ka qen i bindur në pafajësinë e tij të cilën e ka dëshmuar me prova e fakte edhe në seancat gjyqësore.

Salih Kqiku tashmë përfundimisht është shpallur i pafajshëm pasiqë Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit.

Kqiku i cili ka punuar që nga fillimi si shef në departamentin e prokurimit në Gjilan thotë se nuk e ka pasur të lehtë që për këto dy vite të mbetet i papunë dhe të mbetet peng i vendimeve gjyqësore.

”Ishte një aktakuzë dy vjeçare e cila përveç që nuk kishte të bëjë me mua, nuk ishte as pjesë e virtyteve të mija që i’u shërbeva qytetarëve të qytetit tim prej nga paslufta, gjithmonë duke krijuar miq, e duke i ndihmuar me aq mundësi që na është dhënë, sepse për atë veçse kemi qenë të thirrur. Aktakuza ndaj meje e bërë në muajin shkurt 2018, me bindje kam qenë se jam i pafajshëm dhe këtë e kanë besuar në çdo proces edhe ata të ndershmit e njerëzit bujar, po dhe sigurt për pafajësinë time e kanë ditur dhe vetë ata që ndoshta për synime të tyre personale tentuan të njollosin, atë që kam ndërtuar ndër vite me mund e sakrificë, dhe profesionalizëm” tha Kqiku për rajonipress.

KKVITI

Kqiku tha se edhe pse përballë kishte një aktakuzë maratonike, tani beson që ky shtet do t’i rishikon gjërat në detaje dhe nuk do lejon njerëz vetëm për synime e trillime të tentojnë të njollosin figura të ndershme dhe me profesionalizëm. “Mbi të gjitha pas licencimit tim të përhershëm për prokurim, tani do të filloj prapë në punën time, që të kontribuoj në Departamentin e Prokurimit sepse na presin shumë punë e angazhime, vetëm për të mirën e qytetarëve tanë se u’a kemi borxh” u shpreh Kqiku.

Kqiku tha se ana e tij profesionale dhe përvoja si ekspert e ka ndihmuar që të rrëzojë aktakuzën. “Jam përballur me lloj – lloj sfide për këto dy vite, por shpresojë se do të nis karrierën time aty ku e kam lënë sepse prokurimi është fushë e ndjeshme dhe donë precizitet” tha Kqiku.

Ndërkohë, Lutfi Haziri i kontaktuar nga rajonipress se kur pritet të fillojë punën Kqiku tha se është duke e kompletuar dosjen e punës për Salih Kqikun dhe shpejt do të vendos pas vlerësimit të tij. “Pozitive është se Gjykata e ka liruar nga përgjegjësia” tha Haziri./rajonipress/