Pastrohen disa deponi të egra të mbeturinave në disa lokalitete të Kamenicës
Kamenicë – Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale ka intervenuar në pastrimin dhe largimin e mbeturinave në disa fshatra si: Topanicë, Kopërrnicë, Berivojcë, Muçiverc, Stralic, Ubovc, te shkolla e mesme teknike në Kamenicë dhe është intervenuar në përmirësimin e rrugës në fshatin Gjyrishevc.
Kryetari i Komunës, Begzad Sinani tha se në këtë vikend derisa disa vendosën ta kalojnë nëpër kafene ne po realizojmë kërkesat e qytetarëve po pastrohen disa deponi të mbeturinave për një ambient më të pastër dhe po intervenojmë në disa rrugë për përmirësimin e infrastrukturës në fshatrat e malësisë, edhe ditëve në vijim do të vazhdojnë intervenimet.
Në takimin e fundit të Kryetarit Sinani me Kryetarët e Këshillave Lokale është diskutuar që në çdo fshat të caktohet një vend për hedhjen e mbeturinave./rajonipress/


