FIDANISHTJA

Pastrohen deponitë e egra dhe lumi i fshatit Livoç i Epërm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, Sokol Haziri me bashkëpunëtor, kanë përcjellë punimet që janë duke u bërë në largimin e deponive të egra dhe pastrimin njëkohësisht të lumit të fshatit Livoç i Epërm. Në këtë fshat është ndotur ambientin dhe ka kundërmuar duke shëmtuar fshatin, për shkak të hedhjes së mbeturinave nga persona të pandërgjegjshëm.

Me këtë rast drejtori Haziri, ka thënë se ajo që është një shëmti e vërtetë në qendër të këtij fshati, po kthehet ngadalë në një ambient normal dhe të pastër për banorët e kësaj pjese.

Mobi Casa

“Është duke u larguar deponia e egër në qendër të fshatit. Po largojmë deponinë e egër përgjatë lumit, por edhe po bëhet pastrimi i lumit që është bllokuar nga mbeturina të shumta të hedhura prej vitesh. Kjo që shihet këtu, është bërë nga persona të pandërgjegjshëm. Është një ndotje e vërtetë e ambientit, ku është bllokuar lumi nga mbeturina të shumta, që është shkaktar edhe i daljes nga shtrati të këtij lumi gjatë reshjeve. Ne sot po largojmë këto mbeturina, ndërsa këtë fshat dhe lokacione të tjera do të monitorojmë përmes inspektorëve të Komunës së Gjilanit, ndërsa persona të cilët do të kapen duke e përsëritur hedhjen e mbeturinave, do të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, tha drejtori Haziri.

Ndryshe në këtë fshat është investuar në rrugë të rendit të tretë, në pastrimin e lumit në fazën e parë, në rregullim të ndriçimit publik, por edhe në rregullim të terrenit sportiv në kuadër të shkollës së këtij fshati, ndërsa në të ardhmen e afërt do të ketë edhe asfaltime të disa rrugëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.