Eko Higjiena

Pastrimi i milionave të korrupsionit nuk ndalet as pas zgjedhjeve

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Duke filluar që nga paslufta e deri më sot, të gjitha garniturat që kanë qeverisur vendin dhe institucionet e shtetit kanë dështuar që ta luftojnë pastrimin e parave të krimit të organizuar të pushtetarëve, që janë të lidhur me oligarkët e inkriminuar thellë në krim në Republikën e Kosovës.

Drejtësia e pafuqishme për të luftuar politikanët e inkriminuar

Duke filluar që nga paslufta e deri më sot, të gjitha garniturat që kanë qeverisur vendin dhe institucionet e shtetit kanë dështuar që ta luftojnë pastrimin e parave të krimit të organizuar të pushtetarëve, që janë të lidhur me oligarkët e inkriminuar thellë në krim në Republikën e Kosovës.

Analistë të ekonomisë dhe specialistët e kësaj fushe thonë se rastet e pastrimit të parave që kanë përfunduar në gjyq janë në numër simbolik.

Sipas këtyre analistëve dhe ekspertëve si gjithherë janë politikanët tanë ata që ia hedhin drejtësisë, duke e frikësuar apo blerë atë dhe përmes formave e veprimeve të dyshimta e të kundërligjshme, bëjnë “pastrime” me të madhe parash. Vlerësimi i përbashkët i analistëve është konstatimi i tyre se institucionet e shtetit kanë dështuar që ta luftojnë pastrimin e parave të krimit të organizuar për shkak se janë vet ata që janë të përfshirë në këto krime.

Eksperti i ekonomisë dhe profesori universitar, Muhamet Sadiku, tha se ndërtimi i shtetit ligjor mbetet interesim afatgjatë i popullatës dhe bizneseve. “Bizneset duan që të krijohet një barazi legjislative, fiskale, konkurruese duke e luftuar korrupsionin, krimin ekonomik e sidomos ekonominë joformale, jashtëligjore. Duhet krijuar mjedis që bizneset joformale tregojnë shpenzime të larta nga shkaku i gjobimeve”, ka vlerësuar analisti Sadiku.

FIDANISHTJA

Prokurorët heshtin përballë korrupsionit

Analisti Ragip Guraziu tha se të inkriminuarit nuk mund të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Edhe pas këtyre zgjedhjeve, nuk do të kemi shpresa se dikush mund të luftojë pastrimin e parave të krimit të organizuar, pasi të njëjtët i kemi në votim edhe kësaj radhe”, u shpreh ai.

Sipas tij, prokurorët nuk kanë pasur as guxim e as vullnet të përballen seriozisht me korrupsionin. “Të gjithë ata që kanë neglizhuar hetimet në lëndët e korrupsionit, është dashur të japin llogari, sidomos prokurorët dhe ato institucione, që kishin rënë ndesh me ligjin në të kaluarën”, theksoi Guraziu.

Ndërsa ekonomisti Dardan Grapci tha se institucionet e shtetit kanë dështuar që ta luftojnë pastrimin e parave të krimit të organizuar për, shkak se janë vetë ata që janë të përfshirë në këto krime. “Rastet gjyqësore, që kanë përfunduar shkel e shko pa kurrfarë legjislature institucionale duhet të rihapen dhe rishikohen edhe njëherë, ku ato raste të cilat ka pasur ndonjë dallaver, duhet të procedohen dhe personat e akuzuar të dënohen”, vlerëson analisti Grapci. Ai, mendon se ky ritëm i këtij pastrimit ilegal, fshehja e parave nuk mund të ndalohet aq lehtë, por ajo që do të ndodhë është zvogëlimi apo minimalizimi i këtyre skandaleve që kanë ndodhur deri sot.

Zyrtarët e shtetit të përfshirë në krim

Ndërsa analisti Florim Rudhani vlerëson se institucionet e shtetit kanë dështuar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, sepse këto veprimtari udhëhiqen pikërisht nga zyrtarët e shtetit. “Ata në pushtet, por edhe politikanë të opozitës kanë qenë të suksesshëm në këtë drejtim për pasurimin e jashtëligjshëm të tyre, madje në forma ekstreme të plaçkitjes së drejtpërdrejt siç është haraçi”, është shprehur ai. “Nuk janë këto vetëm deklarime sipërfaqësore, por mund të vërtetohen edhe më dëshmi, të cilat qytetarët hezitojnë ti lajmërojnë në organet e policisë dhe drejtësisë”, vlerëson Rudhani. “Paratë që shpërlahen e kanë burimin diku, e një prej formave të shpëlarjes së parave, të cilat vijnë nga haraçi. Kjo do të thotë se shpëlarja e parave për interesa private e klanore do të merr shtrirje më të gjerë edhe me qeverinë e re”, potencoi Rrudhani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.