Pastrim nga korrupsioni, para integrimit

Pak ditë pasi ka mbajtur takimin përmbyllës të Këshillit Kundër Korrupsionit, presidentja Atifete Jahjaga ka mbledhur edhe Këshillin për Integrime Evropiane.
Derisa në takimin e parë ka thënë se korrupsioni është duke e dëmtuar të ardhmen e shoqërisë, në takimin e së hënës ka deklaruar se integrimi në BE, është i vetmi opsion për zhvillimin demokratik dhe përparimin e Kosovës.
Por, këtë detyrim të përafrimit të vendit tonë me BE-në, ajo ka thënë se duhet ta përmbushim vetë, pavarësisht sfidave të brendshme që po i sjell procesi reformues.
Para anëtarëve të Këshillit për integrime, ajo ka ripërsëritur çështjen e luftimit të korrupsionit dhe atë të sundimit të ligjit si dy parakushte për të ardhmen evropiane. Jahjaga ka përkujtuar se Strategjia kombëtare për integrim e cila është miratuar gjatë takimit, i ka dy synime bazike…(Tribuna).