ARKATANA

Pastorreli nga Italia, vështron Gjilanin si një vend ku kultivohen talentet e futbollit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Profesor Giuseppe Pastorelli, 58 vjeçar nga qyteti i Mandurs të Italisë që udhëheq një shkollë të futbollit në Itali, ka qe dy vite që përcjellë talentin e të rinjve Gjilanas e në veçanti përcjell me vëmendje vëllezërit Liburn dhe Lirik Terziu. 

Profesori është njëherit edhe zyrtar në ministrin e arsimit në shtetin Italian dhe po ashtu udhëheq me shkollat e futbollit me të rinjë ku për të shkruajnë shumë gazeta e portale italiane për arritjet dhe sukseset e tij.

Po ashtu i njëjti pas vlerësimit dy vjeçar të këtyre dy talentëve ka parë po ashtu edhe seriozitetin e tyre dhe të prindit të tyre ku i njëjti është duke analizuar dhe përgatitur dokumentacionin për binjakëzimin e Komunave si dhe të shkollave të futbollit, pas vlerësimit që ka bërë edhe të punës së trajnerit Halil Halili.

Pastorelli pasi ka veçuar dy vëllezërit Terziu, është duke kërkuar mënyrën që këta dy vëllezër të mbështeten nga komuna e Monduris prej nga vjen vet profesor Pastorrelli, që t`i mbështes këta dy të rinjë gjatë qëndrimit në Itali, duke ua hequr gjitha shpenzimet.

Profesor Pastorelli, lavdëron punën dhe shkathtësitë e këtyre talenteve sa që mundohet të bëjë të pamundurën që t`i plasoj në tregun Evropian, sepse siç thotë ai këta janë shpresëdhënës, vetëm se duhet punuar shumë më shumë me ta dhe duke mbështetur aq sa është e mundur pasi beson në këta dy talenta që ua ka dhuruar zoti. “Ne po përpiqemi që të nxjerrim aftësitë e të rinjëve nga e mbarë bota, pa dallime kombëtare, racore e fetare, sporti e në veçanti futbolli i bashkon të gjithë njerëzit sikur ylberi ka shije pasi ka shumë ngjyra edhe futbolli ka këtë shije” tha Pastorelli.

Hidromorava

Sipas tij trajnerët nga Kosova nuk po merren me zhvillimin e të rinjëve nëpër shkolla që të vlerësojnë talentin që kanë brenda atëherë po vlerësojnë trajnerët dhe njohësit e futbollit nga Italia e vendet e zhvilluara të Evropës.

Shpend Terziu prind i dy fëmijëve, falënderon publikisht profesor Giuseppe Pastorellin, për këtë vlerësim dhe për këtë mbështetje të vazhdueshme ndaj fëmijëve të tij si dhe për mundësin e sinqertë të tij që t`i fusë fëmijët e mi në konkurrencë me fëmijët nga e mbarë bota, me shpresë që një ditë të jenë krenaria e popullit tonë tha Terziu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.