Eko Higjiena

Pasqyrohen dokumente që dëshmojnë se Bujanoci ka qenë pjesë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të shtunën gjatë konferencës për media përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare “Vatra, në selinë qendrore, pasqyruan disa dokumente me vlerë historike që dëshmojnë se Bujanoci ka qenë pjesë e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, Kushtrim Kadriu prezantoi këto dokumente dhe i bëri thirrje instancave ndërkombëtare dhe atyre të Republikës së Kosovës që gjatë procesit të demarkacionit të kufirit me Serbinë, të merren këto dokumente si provë dhe të përmirësohet gabimi 50 vjeqarë i ndarjes së këtyre trojeve nga trungu i shtetit amë, Republikës së Kosovës.

Eco Higjiena

Kurse kryetarja dhe njëherit koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Gentiana Shabani, elaboroi punën që është duke u bërë në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sfidat që e presin atë në muajt në vazhdim, takimet që janë bërë dhe vuri theksin që Vatra dhe Zyra për Preshevë do të jenë gjithmonë përkrahja dhe zëri i qytetarëve për tu gjetur zgjidhje në problemet shumë vjeçare të tyre.

Kryesia i dha përkrahje të madhe Gentiana Shabanit për punën e saj të deritanishme dhe njoftoi opinionin se nga kjo javë konferencat dhe aktivitetet do të jenë të përjavshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.