Fundamenti

Pasojat për Kosovën të dialogut pa kushte

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E pafuqishme përballë obstruksioneve dhe ndërhyrjeve të Serbisë, Qeveria e Kosovës sërish i është drejtuar Brukselit me një letër ku kërkon marrjen e masave për ndalimin e veprimeve të Beogradit.

Reagimi i ekzekutivit erdhi pas vendimit të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për t’ua vazhduar jetën strukturave paralele në Komunën e Shtërpcës, duke emëruar kryetar ilegal personin e njëjtë që doli nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, shkruan sot Koha Ditore.

Brukseli nuk ka reaguar pas veprimeve të fundit të Serbisë. Ndërkaq analistët thonë se ky është rezultat i asaj se Kosova asnjëherë nuk ka provuar ta kushtëzojë Serbinë.

ARKATANA

Në shkresën që ministrja shtetërore për Dialogun, Edita Tahiri, ia ka drejtuar Bashkimit Evropian, përkatësisht Fernando Gjentilinit, është kërkuar që BE-ja të marrë të gjitha masat për të ndalur Serbinë që të ndërhyjë me strukturat paralele në Kosovë.

“Serbia ka vazhduar t’i mbajë strukturat paralele edhe në katër komunat veriore dhe për të cilat Qeveria e Kosovës e ka njoftuar në vazhdimësi Bashkimin Evropian, përfshirë dhe në Raportin për gjendjen në implementimin e Marrëveshjeve të Brukselit të dërguara ën BE në tetor 2014”, ka thënë Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.