UBT

Pasojat e përjashtimit nga ENQA, sfidat e studentëve me diploma

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për shkak të ndërhyrjes politike në arsim e veçanërisht në Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA), nuk mjaftoi vetëm përjashtimi i kësaj Agjencie nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Kjo Agjenci u përjashtua edhe nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), vendim i cili, sipas njohësve të arsimit, pritet të ketë pasoja për studentët kosovarë që diplomojnë në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Edhe një goditje i erdhi sistemit të arsimit të Kosovës ditëve të fundit, kur ENQA e përjashtoi AKA-n nga Asociacioni i tyre. Shkak për këtë gjë u bë ndërhyrja politike që është bërë në këtë institucion e për të cilën më së shumti u akuzua ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-ministri i Arsimit Shyqri Bytyqi.

Bashkë me lajmin e kumtuar nga ENQA, Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) përmes një shkrese iu renditën arsyet pse ky Asociacion e mori këtë vendim.

FIDANISHTJA

Këto arsye përfshijnë mungesën e konsensusit të gjerë në arsimin e lartë lidhur me rolin dhe aktivitetet e Agjencisë. Si arsye tjetër përmendet edhe mungesa e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet e AKA-s.

Ky vendim mbetet në fuqi për dy vjetët e ardhshëm, aq sa ka kohë Kosova që t’i pranojë rekomandimet e dhëna nga ENQA. Këto rekomandime përfshijnë ndarjen e sistemit arsimor nga politika.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.