ARKATANA

Pasojat e ish pushtetit të LDK-së , ende po i ndjejnë qytetarët e Gjilanit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Nazmi Rapuca- Reagim ndaj shkrimit te zyrtarit të LDK-së, Ramiz Ramadani.

Opinioni është i njohur se që nga viti 2008, kur PDK erdhi në pushtet, për here të parë filloi mbështetja institucionale e bujqësisë dhe fermerëve. Deri atëherë bujqësia, përveç në fushata elektorale, nuk ka qenë në agjendën e pushtetarëve.

Që atëherë, Ministria e Bujqësisë jep subvencione: 100 e nga viti i ardhshëm 125 €ha, për të gjithë fermerët që mbjellin 2 e më tepër hektarë me grurë, misër, luledielli etj. Nga 50 € për krerë për të gjithë fermerët që kultivojnë 5 e më tepër lopë qumështore. Nga 10 € për krerë, për të gjithë fermerët që kultivojnë kafshë të imëta (dele, dhi).

Ministria e Bujqësisë gjithashtu u jep grande fermerëve: për ndërtimin e shtallave, plevicave, për blerjen e mjete për punë në bujqësi, për ngritjen e serrave, për ngritjen e pemishteve, për infrastrukturë në pemishtet ekzistuese, për zhvillimin rural etj, duke mbuluar 50% , kurse nga viti i ardhshëm 70% të investimeve që bën fermeri për realizimin e projekteve të përmendura.

Ne si drejtori komunale, gjithashtu nga viti 2008, kemi mbështetur fermerët e vegjël fermerët me kushte të rënda ekonomike dhe fermerët që nuk kanë mundur të përfshihen në skemat e mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë, me farë dhe pleh artificial për mbjelljen e grurit, për mbjelljen e misrit, jongjës etj.

Pastaj kemi mbështetur fermerët për: blerjen e makinave për mjeljen e kafshëve, për ngritjen e serrave, për ngritjen e pemishteve, kemi furnizuar fermerët me foli plastike, u kemi dhënë mështjerra, dele dhi etj. U kemi dhënë mjete të punës, i kemi furnizuar me bletë, me shtëpiza për bletë etj. Vazhdimisht u kemi dhënë këshilla praktike profesionale, duke ndikuar në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale përmes trajnimeve e seminareve të vazhdueshme, u kemi bërë projektet falas të gjithë fermerëve që kanë aplikuar për grante e subvencione etj, etj, etj.

ARKATANA

Vlera e përgjithshme e projekteve që kanë marrë fermerët e komunës së Gjilanit është sjellur në mesatare rreth një milioni € në vit.
Jemi të vetëdijshëm që nevojat e fermerëve janë shumë më të mëdha sesa mundësitë tona për tu ndihmuar, por ne vazhdimisht po bëjmë përpjekje për të rritur fondet për këtë qëllim. Gjithashtu është me rëndësi të përmenden raportet që kemi ndërtuar me të gjithë fermerët e komunës.

Ne sot kemi një databazë për secilin fermer. I dimë kapacitetet, potencialin dhe nevojat e çdo fermeri. Në bazë të kësaj ne i përpilojmë edhe planet vjetore dhe afatgjata për mbështetjen e fermerëve.

Edhe sivjet (2012), vlera e investimeve që kanë ardhur në bujqësinë gjilanase ka kaluar 1 milion euro.
Këtë vit, janë planifikuar 50.000,00 €, për furnizimin me farë gruri dhe pleh artificial të fermerëve me kushte më të rënda ekonomike.

Ky projekt nuk u realizua, për shkak se komunës së Gjilanit ju morën nga buxheti i saj, edhe ashtu të vogël, disa qindra mijëra euro, me një vendim gjygjësor, për një kontest pronësor nga viti 2005, të cilin pushteti i atëhershëm (i LDK-së), nuk e kishte zgjidhur ( vendimi i gjygjit të qytetarit Mehmet Isufi).

Pra, z. Ramiz Ramadani, kjo është arsyeja pse këtë vit Drejtoria e bujqësisë nuk arriti të ndihmojë fermerët për të mbjellur grurin.

(Autori është drejtor i bujqësisë dhe pylltarisë në Gjilan)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.