United Hospital

Pasojat e bllokadës: Shtyhet Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku duhej të paraqitet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për situatën në Kosovë, sipas ueb-faqes zyrtare të OKB-së, nuk do të mbahet të enjten, transmeton Telegrafi.

Seanca ishte planifikuar të mbahet të enjten, më 13 nëntor, por është larguar nga rendi i ditës, ndërsa se kur do të mbahet kjo seancë, nuk dihet.

Uji Dea

Raportin e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka dorëzuar më 31 tetor, ku shpreh shqetësimin e tij rreth bllokadës politike në Prishtinë dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje dhe të vazhdojnë dialogun me Serbinë.

Jo zyrtarisht mësohet se autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar që Këshilli i Sigurimit të shtyjë seancën, për shkak të faktit se ende nuk janë krijuar institucionet e reja në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.