Pasjaku me orë të tëra pa rrymë, revoltohen banorët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fshati Pasjak të martën me orë të tëra ka mbetur pa energji elektrike. Skender Zeqiri banor në këtë fshat ka akuzuar udhëheqësit e fshatit të cilët për interesa të ndryshme e kanë sjellur në gjendje të mjerueshme fshatin.

Të martën fshati Pasjak ka pasur mungesë ekstreme të energjisë elektrike. Ndonëse ky fshat e ka shumë afër burgun e Gjilanit, asnjë të mirë apo benificion nuk arrin ta shfrytëzojë prej tij.

E reagimi i banorëve është shumë i rëndë. Skënder Zeqiri ka shkruar në rrjetet sociale duke hedhur akuza të rënda në adresë të udhëheqësve të fshatit.

Hidromorava

Postimi i plotë i Skender Zeqiri

Me datën 24.11.2020 ora 19:50 në fshatin Pasjak nuk kemi rrymë.
Ky turp i adresohet udhëheqjes së fshatit Pasjak të cilët nga mosdija apo edhe interesi e kanē pru fshatin në këtë gjendje.
Burgu i ndërtuar në token e fshatit Pasjak 12 Hektar, asnjë i punësuar nga Pasjaku, në dy konkurse në të cilat janë pranuar me dhjetëra Gardian.
Dhe kulmi i turpit arrihet kur fshati Pasjak nuk ka hise as në rrjetin elektrik të këtij Burgu.
E gjitha kjo ndodhë duke ju falënderuar strukturave udhëheqëse të fshatit./rajonipress/