ARKATANA

Pasjaki po shndërrohet në një miniqytet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fshati Pasjak ka aktualisht mbi 200 shtëpi çdo ditë e më shumë po ndërtohet e modernizohet me infrastrukturë. Isak Behluli kryetar i këshillit të fshatit tha për rajonipress se aspak nuk janë penduar që kanë kaluar me Artanën. Tani i kemi të gjitha dhe kemi përfituar mjaft nga buxheti komunal i Artanës tha ai.

Fshati Pasjak falë investimeve të viteve të fundit ka filluar të marrë një pamje krejtësisht tjetër. Aktualisht në këtë fshat që ka mbi 200 shtëpi janë duke u ndërtuar qendra e paraburgimit ku pritet të punësohen mbi 30 punëtor vetëm nga ky fshat.

Isak Behluli kryetar i këshillit të fshatit tha për rajonipress se Pasjaki ka një shkollë moderne që pritet të lëshohet shpejt, ka administratën , janë duke u ndërtuar shumë trotuare, janë duke u asfaltuar rrugët e rrugicat, kanalizimi është në përfundim e sipër sikurse edhe ujësjellësi. Edhe rrymën e kemi të përforcuar shprehet Behluli.

Behluli thotë se aspak nuk e ndien vetën të penduar që kanë kaluar me komunën e Artanës.”Ne jemi përfitues të mëdhenj sepse tani i kemi të gjitha. Para dy viteve këtu s`ka pasur asgjë dhe s`kishte interesim nga komuna e Gjilanit që të ndërtonte në këtë vend që kishte probleme me deponi, tym e bërllok” shprehet Behluli.

Mobi Casa

Behluli tha se më meritori për të gjitha këto investime domethënëse mbetet Bajrush Ymeri. “Vet Ymeri vjen këtu gati çdo ditë e përcjell punimet dhe i përkrah kompanitë e punëtorët që të kryejnë punën si duhet. Asnjë zyrtar i Gjilanit nuk e ka shkel këtë vend më” thotë i revoltuar Behluli.

Kurse Bajrush Ymeri tha për rajonipress se Pasjaki do të jetë një miniqytet brenda Artanës. “Vërtet aty po punohet shumë dhe kemi ndihmuar atë fshat sepse është njëri nga fshatrat më të mëdha të Artanës. Aty ka vend për turizëm sepse kohëve të fundit njerëzit po ndërtojnë kampështiza”.

Vlera e të gjitha investimeve të fundit që po bëhen në Pasjak sipas Ymerit arrin në mbi 900 mijë euro.

Ymeri thotë se edhe në fshatrat tjera shqiptare këtë vit planifikohen investime serioze në mënyrë që këto fshatra të jenë përfitues të barabartë me të tjerët.”Pasjaki bënë dallim sepse kishte probleme në fillim dhe kishte hezitim tek disa banorë për të kaluar nëna administrimin e Artanës. Tani ata flasin vet dhe flasin pozitivisht për këtë proces “ tha Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: