HW

Pasivizim kolektiv i shqiptarëve në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) reagon ashpër ndaj procedurës kolektive të pasivizimit të vendbanimit të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës.

Sipas informacioneve që disponon KKSH-ë nga Komuna e Medvegjës ka filluar një aksion policor nga stacioni policor i kësaj komune me procedurat e pasivizimit të vendbanimit të shqiptarëve të kësaj komune në mënyrë kolektive. Ditëve të fundit posta është duke i përcjellur vendimet e policisë mbi pasivizimin e vendbanimit të një numri masiv të shqiptarëve edhe atë me konstatimin, përkatësisht, me fotografit e vendbanimeve të shqiptarëve.

Kjo gjueti e policisë, me përmasa kolektive është diskriminues dhe ka për qëllim vetëm spastrimin etnik të kësaj komune e cila edhe ashtu gjendet buzë kësaj të fundit.

Eco Higjiena

Këshilli Kombëtar Shqiptar konstaton se ky proces i ndërmarrë nga organet e shtetit është plotësisht antiligjore dhe kundërkushtetues nga se ka për qëllim ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë në Komunën e Medvegjës.

KKSH konsideron se veprimet e tilla të Policisë janë të papranueshme dhe procedurat e ndjekura nga Policia janë në papajtueshmëri me sistemin juridik të vendit.
KKSH gjykon veprimet e tilla marrë parasysh zbatimin selektivë të dispozitave ligjore edhe procedurave të ndjekura ligjore në mënyrë kolektive.

Andaj, fton të gjithë institucionet publike dhe politike të mobilizohen për të shqyrtuar këtë çështje shqetësuese për shqiptarët e komunës së Medvegjës sepse me pasivizimin e vendbanimit të qytetarëve të këtij rajoni i diskriminon edhe të drejtat tjera elementare thuhet në reagimin e Shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.