United Hospital

Pasiviteti i shqiptarëve në Medvegjë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

Në komunën e Medvegjës, është një minoritet,
Që quhet shqiptarë dhe ka ra n’ pasivitet !
Pasiviteti i shqiptarëve ka marrë hov të madh –
Vështirë e ka ta gëzojë një ditë, n’ jetë që duket bardh !

Vendbanimet gjithëshqiptare n’ qendra t’ fshatarësisë –
Për çdo ditë janë në shënjestër , n’ kontroll t’ policisë !…
Së pari policia verifikon popullatën për fytyre –
E më pas përcjell pasivitetin e tyre !

Kështu nëpër fshatra të Medvegjës mbarë –
Për fatin e shqiptarëve kanë fol shumë kryetarë ,
Kryetarë familjesh edhe prijatarë ,
Kanë fol burra fisesh , dhe këshilltarë fshatarë !…

Ky problem ka bërë , që një delegacion –
Një ditë të merr rrugën , me këshilltarë të shkon !…
Përbërë nga Medvegja e fshatrave kreshnike –
Kryesisht këshilltarë t’ Partisë Demokratike !

Këta këshilltarë ishin t’ kryesuar nga Kryetari –
Ai Nagip Arifi , që u printe ma i pari !
Me Nagip Arifin , burrë që s’ kishte shoq –
N’ zyra t’ OSBE – së , qëndruan n’ Bujanoc !

N’ zyra t ‘OSBE –së , n’ Bujanoc kanë qëndruar –
Për gjërat reale , n’ zyrë për t’i njoftuar !
Për s’ afërmi treguan për gjendjen e pa punë ,
Situatën e krijuar për shqiptarët n’ këtë komunë !…

Uji Dea

Delegacioni i Partisë Demokratike
Me bashkëpartiakët e Medvegjës kreshnike ,
I udhëhequr nga kryetari Nagip Arifi –
N’ mision të OSBE – së , i pari arriti !

Kryetar , bashkëpartiakë , si drita e rrezes –
Nga Kuvendi Komunal erdhën prej Medvegjës !
Nga shefi i OSBE – së , u pritën n’ Bujanoc –
Giacomo Bosisio , që nuk kishte shoq !

Në takim u diskutua çështja e politikës dhe e sigurisë –
Në Mevegjë dhe nëpër fshatra , nëpërkëmbja e shqiptarisë !…
Këshilltarët demokratë , nga Medvegja e pa hile –
Bosision e njoftuan për shlyerjen e shqiptarëve nga regjistrat civile !…
Mustafa ka potencuar se n’ Bujanoc u ka ringjallë shpresë :
“ Giacomo Bosisio , shef i misionit të OSBE – së ,
Na tha se , shqetësimet tona do t’ i përcjell n’ Beograd –
Edhe pse jemi ngushtuar paksa në mandat !

Lidhë me çështjen që është potencuar n’ këtë takim –
Ai , na tha se shumë shpejt ne , në Medvegjë do t’ vijmë ,
Për të biseduar me pushtetarë lokal
Dhe me policinë , deri kur donë me u ndalë ?! “

Gjendja rreth masivizimit t’ popullatës me shqiptarë –
N’ komunë të Medvegjës , hov të madh ka marrë !
Nëse n’ këtë drejtim , diçka nuk duanë me ndërmarrë –
Medvegja , zyrtarisht do të ngelet pa shqiptarë !

Në Kuvendin e Komunës së Medvegjës ,
N’ koalicionin qeverisës bashkë me SNS –
Dy subjekte politike shqiptare bëjnë pjesë :
Partitë PVD dhe ajo e PDSH – së .

Gjilan, më 21.02.2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.