UBT

Pasioni për kafenë është i lindur, ndikohet nga gjene specifike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studimet e fundit shkencore kanë treguar se pasioni për kafenë qenka i shkruar në AND-në tonë. Edhe pse njeriu është i programuar që ta asociojë shijen e hidhur me rrezikun e mundshëm, disa gjene na bëjnë të ndjeshëm ndaj kësaj shijeje, dhe i modifikojnë preferencat tona për kafenë, çajin dhe alkoolin.

Këto rezultate i ka nxjerrë konkretisht një studim i drejtuar nga Instituti i Kërkimeve Shkencore në Berghofer të Australisë, i cili është publikuar në revistën Scientific Reports, duke përfshirë në studim më shumë se 400.000 pjesëmarrës.

Studiuesit e udhëhequr nga Jue-Sheng Ong dhe Liang-Dar Hwang, kanë analizuar variantet gjenetike të lidhura me perceptimin e tre substancave me hidhtësi të ndryshme: prop-in, substancë e përdorur si ilaç anti-tiroid, kininën që ka cilësi anti-malarie dhe kafeinën.

Për të vlerësuar efektet e perceptimit të ndryshëm të hidhtësisë në konsumin e kafesë, çajit dhe alkoolit, u eksperimentua me 400.000 persona falë bankës UK Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

FIDANISHTJA

Studiuesit kanë zbuluar që njerëzit e marrë në eksperiment kanë një ndjeshmëri më të lartë për hidhtësinë e kafeinës; ndjeshmëri e cila i detyrohet pranisë së gjeneve specifike, të cilët nxisin dëshirën për të konsumuar sasi të konsiderueshme kafeje.

Ndërsa kur ndjeshmëria më e lartë ka dalë ndaj Prop-it dhe Kininës, tendenca gjenetike e njerëzve ka rezultuar në pëlqimin e çajit dhe alkoolit.

Përsa i përket alkoolit, kërkimi ka dalë në rezultatin se ndjeshmëria më e lartë ndaj substancës Prop, tregon një konsum më të ulët të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.