Eko Higjiena

Pasi shpifën se këndon për 9 mijë euro në dasma, reagon Remzie Osmani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas shpifjeve të disa mediave, se kinse këngëtarja e njohur Remzie Osmani këndon për 9 mijë euro në dasma, ka reaguar ashpër këngëtarja, duke e demantuar lajmin si të pavërtetë dhe tendecioz, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare”, ka shkruar këngëtarja.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!

HW

Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.

Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe integriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi.
I falenderoj mediat dhe portalet e mirëfillta që nuk kanë rënë pre e këtyre dezinformatave dhe lajmeve të rreme të publikuara nga disa portale apo faqe në mediat

Me qëllim që këto shpfije të ndalen, unë kam angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.