United Hospital

Pasaportë për vendin tim

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

Në një fshat , afër Tiranës –
Atje e kam motrën e nënës .
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejta n’ botë nuk ka –
Me u nda vëllai me vëlla ?!
Jetoj vetëm , si jetim –
Pasaportë për vendin tim ?!

M’ ka marrë malli me shkua n’ Kavajë –
Se atje e kam një dajë !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij, ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

N’ mes Janine e Preveze –
Atje e kam një t’ dashure teze !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua në Artë –
Atje e kam , unë , tezën Martë !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me për Çamëri –
Atje kam shumë kushëri !
S’ kam mundësi me shkua me i pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua në Shkodër –
Se atje e kam një motër !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.
Në Ulqin përmbi kala –
Atje e kam të dashurin vëlla !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua në Tuz –
Atje e kam mixhën Jonuz !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua n’ Tivar –
Atje e kam dajën Behar !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua në Plavë –
Se atje e kam tezën Havë !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua n’ Guci –
Atje e kam mbesën Nuri !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Atje afër kah Prishtina –
Unë , i kam do kushërira !
S’ kam mundësi me shkua me i pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Atje n’ grykë , në Kaçanik –
Kam një mall me e pa një mik !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua në Shkup –
Atje e kam Bacën Jakup !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Prej Tetove e n’ Gostivar –
Kam do t’ afërm , kam do t’ parë !
S’ kam mundësi me shkua me i pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

N’ Ohër , Strugë e n’ Manastir –
Kam shumë miq e dashamirë !
S’ kam mundësi me shkua me i pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

FIDANISHTJA

M’ ka marrë malli me shkua n’ Medvegjë –
Atje e kam, unë, dajën Rexhë !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua n’ Sijarinë –
Atje e kam një kushërirë !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij ,ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua n’ Tupallë –
Atje e kam ma t’ dashurën hallë !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua n’ Bujanoc –
Atje e kam ma t’ mirin shoq !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua n’ Preshevë –
Atje e kam , unë, hallën Xhevë !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli për Kalabri –
Atje e kam hallën Sabri !
S’ kam mundësi me shkua me e pa –
Shumë kufij , ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

M’ ka marrë malli me shkua në Zarë –
Se atje i kam do t’ parë !
S’ kam mundësi me shkua me i pa –
Shumë kufij , ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

N’ Anadoll , atje n’ Turki –
Unë, e kam hallën Ruki !
S’ kam mundësi me shkua me i pa –
Shumë kufij ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Nëpër shekuj bëjmë përpjekje –
S’ mund t’ takohemi në mes vete !
Bëjë çudi , unë , vet me vete –
Kush na ndau në gjithë këto shtete ?!
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Amerika n’ pesëdhjetë shtete –
Bashkoi njerëz t’ gjithë kontinenteve !
Jetojnë t’ lirë qysh kanë qejf vet –
S’i bëjnë mall njerëzit e vet !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Shqipërisë ia thyen gotën –
Bijtë e saj e morën botën !
S’ u bashkuan kurrë në mes vete –
Me kufij janë nda n’ shtat shtete !…
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Me mërgim n’ shtat kontinente ,
Me robërim ndër shumë pushtetet !…
Dy mijë vite kanë kalua –
Nuk pat’ forcë me na bashkua !…
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Bëjnë sehir me ne , krejt bota –
N’ vendin tonë – me pasaporta ?!
Një grusht motra e vëllazëri –
Janë copëtua me shumë kufij ?!
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

Digjet n’ mall motra për vëlla –
N’ vdekje e n’ dasma s’ mundën me u pa !
Kalojnë jetën n’ vaj e n’ lot –
N’ vend të vet – me pasaportë ?!
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka …etj.

*****Kjo këngë rapsodike është thurë , kompozuar dhe incizuar në audio – kasetë, më datën 26 Qershor 1998, në kohën kur mbi tokën e Kosovës vlonte gjaku dhe ndizej zjarri nga të katër anët.
Po e njëjta këngë , është publikua në librin tim autorial me titull:”Gjakon Kosova”, në Gjilan, më 1998, faqe 38 .
Më datën 20.06. 2018 , e kam ripërpunua dhe zgjerua edhe për disa strofa më shumë .
Nga opusi i krijimtarisë sime deri më sot , kjo është kënga më e vjedhur , më e keqpërdorur dhe më e nëpërkëmbur nga të gjithë interpretuesit dhe rapsodët e trojeve tona etnike , ku shumica prej tyre edhe kanë bërë biznese me te .

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.