UBT

Pasanikë me paga të shtetit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pagat e drejtueseve të ndërmarrjeve publike qendrore në vend vazhdojnë të jenë super të larta, krahasuar me ato të zyrtareve të lartë të shtetit, shkruan gazeta “Zëri”. Drejtorët e ndërmarrjeve, por edhe zyrtaret e lartë në këto kompani, për vete marrin paga që në disa raste e tejkalojnë mbi 4000 euro në muaj, pavarësisht se ndërmarrjet që ata menaxhojnë përballen me situata të rënda financiare.

Shitja e ndërmarrjeve publike qendrore në vend, nga Qeveria e Kosovës, është arsyetuar për shkak të gjendjes së rëndë në këto kompani. Por, pavarësisht kësaj, drejtoret e këtyre ndërmarrjeve edhe më tutje vazhdojnë të marrin paga marramendëse, ku në disa raste janë 10 herë më të larta se sa paga mesatare në Kosovë.

Kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi është ndër menaxheret më të paguar në vend. Paga e tij mujore në PTK është hiç më pak se 4166 euro. Por, përveç kësaj Qerimi merr edhe 15 mijë euro në vit si anëtar i bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Qerimi edhe më tutje vazhdon të mbajë dy punë dhe të marrë dy paga, pavarësisht se një veprim i tillë sanksionohet me ligj. Ai para pak ditësh për konfl ikt interesi në mbajtjen e dy pozitave është gjobitur nga gjykata për kundërvajtje, por përkundër vendimit ai edhe më tutje merr dy paga dhe bën dy punë njëkohësisht.

Mobi Casa

Edhe drejtori i KEK-u Arben Gjukaj, ka vetëdeklaruar ne Agjencinë Kundër Korrupsionit se paga e tij mujore është 2800 euro, porË në bazë të dokumenteve të siguruara nga gazeta, del se paga e drejtorit është më e madhe për 325 euro nga ajo çka e ka deklaruar ai.

Në raportin e pagave të zyrtareve të lartë të KEK-ut për vitin 2011, thuhet sepaga bazë e drejtorit menaxhues është 2500 euro. Por, ai përveç kësaj merr edhe pagesë stimulative, e cila është sa 25 për qind e pagës së tij mujore.

Edhe kryeshefi i KOSTT-it Fadil Ismajli edhe më tutje vazhdon të marrë pagë marramendëse prej 3333 euro në muaj, e cila është gati dhjetë herë më e lartë se sa paga mesatare në Kosovë.

Edhe Hajdar Beqa, kryeshef i Ndërmarrjes Publike “Iber Lepenc” hyn në top listën e menaxherëve më të paguar në Kosovë, ku paga mujore e tij është hiç më pak se 2859 euro.
Në anën tjetër, përfaqësues të Shoqërisë Civile në vend thonë se kryeshefat e ndërmarrjeve publike qendrore duhet të japin llogari për dëmin që u kanë shkaktuar atyre ndërmarrjeve, e jo të marrin paga marramendëse./rajonipress/