Uji Dea

Pas zënkës me SMS, burri vret me sëpatë gruan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rushit K. (37/Emri i ndryshuar) goditi shumëherë me sëpatë ish gruan e tij, mes tjerash edhe në kokë dhe qafë, duke e lënë të vdekur në vend. 27 vjeçarja e cila ishte martuar prej gjashtë muajsh me 37 vjeçarin nga Kosova, ishte e mbuluar në gjak, shkruan bild.de. Rushiti kishte ardhur si refugjat në moshën 17 vjeçare në Gjermani.

Por si ndodhi ngjarja e kobshme e 1 tetorit? Nga Gjykata e Bonnit theksojnë se burri fillimisht kishte rrahur gruan, dhe duke pasur frikë që kjo mos zbulohet nuk ka kontrolluar veten dhe e ka vrarë Donikën. Megjithatë ai nuk rrezikon burgun. Ai vuan nga skizofrenia dhe duhet një kohë të gjatë të shkojë në një klinikë psikologjike. Tashmë gjendja e tij është përmirësuar pas marrjes së medikamenteve qetësuese.

37 vjeçari i cili punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit, kishte njohur gruan e tij të bukur në vendlindje. Në gusht 2017 Donika zhvendoset nga Kosova në Siegburg.

“Ai e donte shumë atë. Ai besonte, se kishte arritur gjithçka, çfarë ai kërkonte,” thotë avokati i të pandehurit Max Ziemer.

Fundamenti

Sipas dëshmive të reja, Donika akoma donte ish të dashurin. Një javë përpara tragjedisë, ajo e kishte refuzuar për seks. Ditën e tragjedisë Donika merr një SMS, ajo nuk lejonte të lexojë atë. Përsëri një përleshje verbale, e cila përfundoi brutalisht me vdekjen e saj.

Avokati Ziemer thekson se Rushiti e deshte tepër gruan, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij.”

Për shkak të vuajtjes nga skizofrenia, Gjykata ka shtyrë seancat. Seanca e ardhshme është planifikuar për 7 qershor.

http://www.albinfo.ch/pas-zenkes-me-sms-burri-vret-me-sepate-gruan/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.