Uji Dea

Pas vrasjes së gruas shtatzënë Kurti: Zinxhiri i papërgjegjësisë duhet (dorë)hequr

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas rastit të vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar dorëheqjen e zingjirit përgjegjës për rastin tragjik.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë e sot pasdite ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

Hidromorava

“Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.


“I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/