Fundamenti

Pas votimit të Speciales, Kosovës i hapen rrugët e integrimit

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kanë arsyetuar riprocedimin e amendamenteve kushtetuese që hapin rrugë për formimin e Gjykatës Speciale.Ata në mbledhjen e Qeverisë thanë se formimi i Gjykatës Speciale do të jetë në të mirë të vendit.

Mustafa tha se riprocedimi i amendamenteve nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Ky riprocedim po ndodh për të përmbushur detyrimet që qeveria i ka marrë me ligji më 23 prill 2014, i shpallur me dekretin e Republikës së Kosovës”.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe rregullorja e punës së Kuvendit nuk e kufizojnë mundësinë që qeveria t’i riprocedojë të njëjtat amendamente në Kuvendin e Republikë së Kosovës”.

HW

Kurse, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, e ka arsyetuar riprocedimin e këtyre amendamenteve, duke shprehur nevojën për themelimin e kësaj gjykate.

“Besoj që është e rëndësishme edhe për të kaluarën, edhe për të sotmen por mbi të gjitha për të ardhmen e shtetit të Kosovës. E kemi marrë obligim si institucion para bashkësisë ndërkombëtare në një proces të një bashkëpunimi të ngushtë të një transparence të plotë”.

Thaçi tha se pasi të përfundoj edhe ky obligim, Kosovës do t’i hapet rruga për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESKO, e të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.