Pas votimit të Qeverisë Hoti, flet Agim Veliu

Sot është mbajtur seanca në të cilën u votua qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Pas kësaj seance, foli Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ai tha se do të vazhdojë me agjendën që ka pasur para se të shkarkohet, në përmbushje edhe të programit të qeverisë së re.

“Sot kemi një qeveri të re të votuar që do të vazhdojë të punojë për Kosovën. Unë kam pas një agjendë timen, një program ky sa i përket punëve e çështjeve dhe do të vazhdojë në përmbushje të programit të qeverisë së re, e që besoj që do ta arrijmë me sukses”, ka thënë Veliu.

Ai thotë se nuk beson që ka qenë shkaktar i kësaj situate politike, derisa, shton se nuk punon me inate e revanshe.

“Unë mendoj që rrjedha politike më tepër e ka sjellë këtë rezultat, nuk e konsideroj që kjo është bërë për shkak timin, pasi që unë në politikë jam moti dhe s’punoj me inate e revanshe, punoj me zbatim të politikave të subjektivitetit e programeve.

Ata gjatë gjithë kohës e kanë përdor këtë si revansh ndaj meje dhe kur dikush mendon që s’mundesh, mundesh”, tha Veliu.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).