Uji Dea

Pas votimit të dështuar në Kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

/ 1 minutë lexim
HW

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend për kabinetin e tij qeveritar.

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin për, 52 kundër dhe 4 abstenime, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se pavarësisht rezultatit, mbetet i përkushtuar për t’u kthyer me energji të re dhe për të përfaqësuar vullnetin e qytetarëve.

Mobi Casa

“Do të vazhdojmë punën për drejtësi sociale, zhvillim ekonomik dhe shtet të barabartë për të gjithë. Kosova meriton institucione që dalin nga vota e lirë dhe puna e ndershme”, shtoi ai.

Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.