UBT

Pas vendosjes së masave kundër COVID-19, ATK: Leja e qarkullimit për të punësuarit shkarkohet përmes EDI-të

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, punonjëseve të të cilave iu kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.

Shkarkimi i lejës së qarkullimit, përmes EDI-të kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit, përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve, =nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.

Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera, përcjell Telegrafi.

Dokumenti mund të shkarkohet në menynë “Shërbimet“, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit”.

ARKATANA

Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës. Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani.

Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare të punëtorit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës.

Nga 30 gushti kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, duke u rikthyer masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.