Pas ujit kjo është pija më e rëndësishme për shëndetin
Është një pije të cilën duhet konsumuar rregullisht, sepse në të gjendet laktobacilus bulgarikus, një lidhje bakteriale e rëndësishme për shëndetin e traktit digjestiv. Bëhet fjalë për kosin ose jogurtin, përcjell “Zëri.info”.
Në të vërtetë, personat të cilët pinë sasi të shtuar të kosit ose jogurtit janë më të shëndetshëm, por edhe jetojnë më gjatë. Ky është përfundimi i shumë studimeve të realizuara. Përndryshe, mikroorganizmat të cilët përdoren për qëllime probiotike janë me prejardhje nga trakti digjestiv i njeriut, nuk janë patogjenë dhe as toksikë për njerëzit.
Në mënyrë të përkryer u mbijetojnë kushteve që mbretërojnë në traktin digjestiv. Kjo do të thotë se nuk reagojnë në aciditetin e lartë të lëngut të lukthit, si dhe ndaj acidit në zorrën e trashë. Prandaj mos hezitoni, por konsumoni rregullisht kosin dhe jogurtin./ZERI


