Fundamenti

Pas tri vitesh me COVID-19, shpallet e mbyllur gjendja emergjente në shëndetin publik

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Qeveria e Kosovës e shpalli sot të mbyllur emergjencën e shëndetit publik, që u shpall para tri viteve për shkak të pandemisë COVID-19.

Mbyllja emergjencës të shëndetit publik erdhi me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cila theksoi se do të vazhdojnë të jenë në përcjellje të situatës.

“Pas tri vitesh, saktësisht në mesin e marsit u shpall emergjenca e shëndetit publik. Ndërkaq, duke marr parasysh situatën epidemiologjike në Kosovë në zbatim të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Deklaratën e OBSH-së të të 5 majit 2023 për heqjen e gjendjes emergjente të shëndetit publik kërkojë nga qeveria të nxjerr vendim për mbylljen e emergjencës të shëndetit publik…”, tha ministri Vitia, raporton Telegrafi.

Mobi Casa

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë vlerëson se më nuk ka arsye për masa antiCovid dhe si rrjedhojë kërkoi shfuqizimin e vendimit për masa.

Ministri i Shëndetësisë tha se së bashku me institucionet tjera përgjegjëse do të vazhdojnë të përcjellin me kujdese situatën epidemiologjike në vend dhe në përputhje me këtë do të marrin të gjitha vendimet e nevojshme për të ardhmen. /Telegrafi/